Luan Rama: Kryeministri i la banorët e Selenicës të izoluar mes braktisjes dhe mashtrimit. Përse i hoqi fondet e rrugës në këtë zonë? (VIDEO)

374
Sigal

Zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama, ka sjellë pamjet skandaloze të rrugës që lidh Vlorën me Selenicën. Kryeministri Edi Rama i hoqi fondet që ishin parashikuar për këtë rrugë dhe i transferoi për të ndërtuar një tjeter segment te Uji i Ftohtë, duke i lënë banorët e Selenicës të izoluar.

Në videon e tij në Facebook, Luan Rama thotë se pamja e mjerueshme e rrugës së Selenicës është shenja e mjerimit si pasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës në tetë vite, duke qenë edhe deputet i qarkut të Vlorës.

“Fondet e rrugës së Selenicës u hoqën për t’u vjedhur diku tjetër nga ata që vodhën 22 milionë euro për një kilometër rrugë në Unazën e Re në Tiranë”, shton më tej Luan Rama.

Në vijim postimi i plotë dhe vidoeja që ka publikuar zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama, në Facebook:

Fakte në vend të fjalëve:
SELENICA E BRAKTISUR,
E HARRUAR, E MASHTRUAR!…
Përse Kryeministri i hoqi fondet e parashikuara për rrugën e Selenicës duke i lënë banorët e saj të izoluar mes braktisjes dhe mashtrimit?!