Servet Pëllumbi/ Dijetarët përgjigjen.

546
Sigal

Sot në ora 18:00 organizohet promovimi i librit “Kultura filozofike dhe misticizmi” me autor Prof. Servet Pëllumbi. Promovimi do të mbahet në sallën e librarisë “Tirana Times” dhe organizohet nga Instituti Shqiptar i Sociologjisë dhe Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare. Në këtë promovim libri do të jenë pjesëmarrës personalitete të fushave të ndryshme, akademikë, diplomatë, përfaqësues të medias, personalitete të politikës etj.

Çështje dimensionesh?

 Ndaj dukurive paranormale nuk mund tëheshtet, as të trajtohen si kuriozitet, apo të hidhenposhtë si çdo lloj tjetër misticizmi nga pozitate indiferentizmit të qarqeve shkencore. Më earsyeshme do të ishte: së pari, që ato të njihen, tëpërshkruhen me rigorozitet dhe të eksperimentohetrreth tyre; së dyti, të debatohet dhe të ballafaqohenrezultatet, faktet, përvojat; së treti, të bëhet distanciminga praktikat komerciale kabaliste, të shamanëve,të mediumeve etj., dhe të depërtohet në thelbine dukurive paranormale e parapsikologjike. Erëndësishme është që të nënvizohet se detyra eshkencës është të japë përgjigje për problemet elindura në përputhje me metodat e mjetet e vetadhe jo t’ia faturojë besimit te e mbinatyrshmja.

Gjithsesi, ia vlen të shtrohet e të diskutohetçështja: Mbi bazën e fakteve dhe praktikave tënjohura e të debatueshme, a mund të supozohetdhe të flitet për një “realitet fantastik”, i pakapshëmpër shumicën e njerëzve dhe i depërtueshëm ngapersona me aftësi të veçanta parashikuese e vepruese,sidomos kur janë në gjendje transi hipnotik që mundt’i shohin “gjërat” apo raportet kohore e hapësinore nëdimensione të tjera? Mbi këtë bazë, mos ka vend qëedhe shkencëtarët të rishohin qëndrimet c tyrerreth natyrës së dukurive paranormale? Për më tepër, që ndërtimi i botës, ndryshe i kozmosit, kanjë kompleksitet të veçantë ende me shumë tëpanjohura? Pra, ka shumë pyetje që presin përgjigjenga shkenca. Mbase jemi në pragun e zbulimit tëniveleve të reja e më të larta të njohjes.

Kështu, në një nivel të ri, mund të shtrojmëe të diskutojmë problemin e pavdekësisë, tëtrashëgimisë nëpërmjet kodeve gjenetike, të ADN-së etj. Robert Lanza, profesor në UniversitetinMjekësor të Karolinës së Veriut, përpiqet të përdorëfizikën e kuanteve për të provuar se misteri i jetësështë i pavdekshëm. Mbetet vetëm që të zgjidhimçështjet që lidhen me informacionet e mundshmenga kozmosi. Qoftë dhe duke supozuar, si fillim,se mos Nostradamosi, Kejnsi, a Vanga, janë tëdeleguar të posaçëm të kozmosit! Më tej: Mosduhen rilexuar nga ky këndvështrim disa ngaLibrat e Shenjtë, sidomos Bibla, në variantin më tëhershëm? Vanga do t’i thoshte psikologes Bojka:”sikur ju të lexonit si duhet Biblën, nuk do të lejonitt’u kalonin rrëzë veshit disa nga fjalët e mia, ju dotë zgjidhnit shumë nga problemet prej të cilëveprej kohësh u vjen koka vërdallë”. Në këtë vështrim, siç thuhet për njeriun esotëm, problemi në fjalë do shtruar në një mënyrëtë re: ç’ është e mira dhe e keqja, si të ruhen shpirtrate njerëzve nga kaosi, nga rreziqet e boshllëkutshpirtëror, të depresionit dhe neurozave? Në njërast tjetër, Vanga do të porosiste: “mos e ndani tëtërën në pjesë. Lejojini inteligjencës tuaj të gjejezgjidhjet. më të mira për arritjen e një qëllimi më

të madh që ju i vini vetes. Vetëm në kushte të tilla do të prisni suksesin”. Kujtoni: “më të fuqishme se natyra nuk ka asgjë tjetër, ajo u jep të gjithëve”.Heshtja është një mëkat i madh” (po aty). “Tokaështë nënokja jonë, ruajeni atë se është e shenjtë”.Veçse, “ne çdo ditë shkatërrojmë ligjin e identitetitme natyrën”. “Mësoni të jetoni në harmoni menatyrën, me kozmosin, sepse jemi fare të vegjël,mikroskopikë në krahasim me to”. “Ari ka për t’udhënë për ujë”. Fjalë të thella dhe porosi të artanga goja e një të verbëri dhe të pashkolluar! Del që çështje themelore të qenies ende nuk kanëgjetur përgjigje. Temë e rëndësishme dhe e pafund.Zgjidhet dhe rilind në një formë të re. Po kështu,del që njerëzit e perceptojnë botën në mënyra tëndryshme: ndryshe njeriu i zakonshëm, ndryshenjë shkencëtar, një fanatik fetar apo një “profet” meaftësi të dallueshme, të mistershme, plot enigmapër shkencën. Historikisht, njeriu është paraqitur sikurora e krijesës, si epiqendra e historisë së natyrësdhe shoqërisë. Prandaj, antropocentrizmi në shkencë,në filozofi dhe në doktrinat fetare meriton interes tëposaçëm. Nga këndvështrimi fetar, njeriu është dheobjekt ndëshkimi, i detyruar për të siguruar jetesënme punë, pra me mundime si mëkatar i përjetshëm(qëndrim përbuzës edhe për punën)! Kjo, sipasteologëve e bën të domosdoshëm sundimin dhe kujdesin e përhershëm të Zotit mbi shpirtrat e njerëzve.

Megjithatë, mendimet ndahen prerë. Në Bibëlthuhet se Zoti krijoi njeriun sipas përfytyrimit të vet,kurse filozofët, sidomos ata materialistë, thoshin:”Njeriu e krijoi zotin sipas përfytyrimit të vet.Spinoza,madje jo pa ironi vëren: nëse trekëndëshat do tëmendonin, do të krijonin një Zot me pamjen e njëtrekëndëshi, edhe rrathët do të krijonin një Zotrrethor! Teoria evolucioniste e Darvinit, zbuloinga një kënd tjetër, se cilët jemi në të vërtetë dhenga vijmë. Provat e kodit gjenetik dhe të ADN-së,janë të pakundërshtueshme. E megjithatë, debatiende vazhdon…! Në rastin e parë, i plotfuqishëmështë Zoti, në të dytin, një rol i tillë i njihet vetëmNjeriut. Ndryshim i thellë e parimor.

Ndërkaq, psikopatologët ofrojnë një kuptim tëafërt me atë të Aristotelit që shihte ngjashmëri tëveprimtarisë së lartë shpirtërore (gjenialitetit) menjë lloj disekuilibri psikik. Ka plot fakte që dëshmojnëse gjenialiteti dhe shumë forma të sëmundjevenervore, zhvillohen në shtratin e një konstitucionineuropatologjik dhe psikopatologjik, si veprim teknjeriu, e përmes tij, i forcave shpirtërore të jashtme. Aqsa të duken e të shiten si profetë (E. Kejns, Vanga etj.).Kuptohet, kjo nuk shpjegon dot dallimet thelbësoremidis çmendurisë dhe gjenialitetit. Në këtë rast,shpesh harrohen veçoritë psikofiziologjike tëorganizimit (substraktit të materies së hirtë, trurit),në kushte të njohura fiziologjike që nuk janëtë njëjta tek njerëz të ndryshëm. Njëkohësisht,duhet pranuar prapambetja relative në studimine dukurive të tilla psikike, që me sa duket,mbeten çështje e së ardhmes….

Gjithsesi, aftësimi i njeriut, ndërgjegjësimi i tij për rolin që mund të luajë, nuk janë të lindura,por procese zhvillimi të gjatë dhe të vështirë,Kalime nga periudha magjike, te ajo mitike e mëpas në periudhën mendore që lidhet me intelektinplotësisht të zhvilluar, me zhvillimin e shkencavedhe të filozofisë. Moto e një zhvillimi të tillë kaqenë sentenca e mbishkrimit në portën e Tempullittë Apollonit në Delfi: Njih vetveten! Në procesin enjohjes dhe sidomos të industrializimit, njeriu i rritifuqitë e veta në mënyrë të panjohur më parë, përarsyen e thjeshtë se një gjë që e prodhon vetë, nukmund ta quash të panjohshëm! Njëherësh, njeriu nëkëtë proces praktik fitoi dhe një kuptim të ri për botëndhe rolin e tij në të. Fitoi besim në vetvete, aftësi që tëprojektonte dhe realizonte ndryshimin e mjedisit tëtij jetësor e më gjerë. Veçse jo fort i vetëdijshëm për”mëkatin e parë”, për konfliktin me natyrën në tëcilin e futi etja për fitime gjithnjë më të mëdha. Nisi hakmarrja e natyrës, pagesa për degradimine raporteve njeri-natyrë. Kurora e krijesave fetishizoitë drejtat e veta, harroi anën etike të raporteve menatyrën, po ashtu dhe faktin që edhe vetë ështënjë hallkë në zinxhirin e evolucionit. Pra, humbivlerësimin për të drejtat e natyrës, gjë që përbënanën më të dobët dhe negative të antropocentrizmit.Njeriu, përfshi dhe njeriun modern të sotëm, nukarriti të kuptojë se kuptimi i ekzistencës së tij ështëi pandashëm nga detyrat etiko-morale. Pa këtë,zinxhiri evolucionist këputet dhe ekzistenca e njeriutështë e pamundur. Në këtë kuptim, një ndjesi e tillë meriton të vlerësohet sishtytësi i parënë procesin e formimit të personalitetit të njeriut. Kjo nuk mund mos diktojë nevojën për ta ndryshuar edhe vetë antropocentrizmin sipas kriterit: Jeta, sigurimi i saj,evoluimi dhe lartësimi i personalitetit në raport meqëllimet dhe detyrat specifike që shtron jeta para njeriutmodern, duhet të jenë në qendër dhe jo njeriu egoman!Prej këtej, rrjedh po ashtu se kërkimi dhe gjetjae kuptimit të jetës vazhdon të mbetet një çështjetepër e vështirë, por parësore.Ndërkaq, mund të merret me mend shkallae vështirësisë që ka hasur njeriu primitiv për tëkuptuar e shpjeguar atë që ndodhte me jetën time,tënden, të prindërve, fëmijëve: pra, të njerëzve më tëdashur. Ndjenja e shpirtit, përjetimi i tij, ka qenëmë e fuqishme se sa ajo e arsyes, për të shpjeguarç’ ndodh përreth, që gjithnjë është e ndryshme.Psikologët, si rregull, sot specializohen për të parëedhe mekanizmat ose proceset nëpërmjet të cilëvefenomenet sociale, si dhe lidhjet midis shoqërisëdhe individit, depërtojnë dhe ndikojnë tek individi.Por fatkeqësisht, ky këndvështrim në praktikëntonë të punës edhe sot vazhdon të jetë deficitar.Dhe ndodh pastaj, që të habitemi kur ndeshimme misticizmin primitiv te individë të “kulturuar”dhe pyesim: Si është e mundur? Nuk na i merrtemendja të ndeshnim sot dukuri të tilla!Një ngadalësi e tillë reflektimi, mbase ka bërë, qëgati askush në rrugë institucionale nuk interesohettë dijë se si njerëzit e kategorive të ndryshme emarrin, e ruajnë dhe përpunojnë informacionin, qësot është aq i bollshëm, i larmishëm e pluralist, qërrjedh lumë nga mediat, botimet, nga kompjuteri…,pa folur për menaxhimin e përshtypjeve,perceptimeve ndërpersonale, të kontakteve mebotën më të zhvilluar etj. Ndikimi në ndjenja dhesjellje i mungesës së standardeve objektive që lidhen mesjelljen, opinionet apo emocionet që mund tëshërbejnë si pikë referimi, përbën një fushë më vete.  Ndikimi i të tjerëve mbi individin qënoton pa busull,që e ndjen veten të pa përfshirë, të lënë mënjanë përsjelljet devijante… Shto qenien ende të pastrukturuarsi duhet të shoqërisë sonë dhe ndikimin negativ mbiindividë dhe grupet e vogla të zhvillimit spontan edisi anarkik të ekonomisë së tregut. Shto, po kështu,edhe procesin e të menduarit nga ana e individit(e grupet e vogla) në kushtet e lirisë të pa përtypurende,apo të mendimit pluralist, me konfliktet dhebashkëveprimet, pa qenë të aftë për t’u kushtuarvëmendje variabëlve, efekteve të pritshmërisë,apo shpresave te profecitë vetëpërmbushëse, apondikimit të efekteve etiketuese në procesin e krizësmorale… etj., që përbëjnë vuajtje të padobishme përindividin, të tipit tëdhimbjes së dhëmbit!

Në rastin e temës në shqyrtim, d.m.th. tëndeshjes gati në çdo hap me një rnisticizëm primitiv;tek të rinjtë, më tepër se te të vjetrit, nuk mund tëmos ndikojnë negativisht përveç vuajtjes morale edhe fakte të tilla, si varfëria e skajshme (rreth njëmiliard njerëz pritet të arrijë shifra në vitin 2030),papunësia në disa vende vërtitet në rreth 50 përqind më e lartë në radhët e të rinjve; që kanë ndikimthelbësor në formimin, ruajtjen dhe vlerësimine vetes (self), që është vendimtar për shëndetinmendor të njerëzve dhe të shoqërisë. Nuk është erastit, që sipas psikologëve, personalitetet e njerëzveduhen orientuar drejt modeleve karakteristike tëmendimeve, ndjenjave dhe sjelljeve që e bëjnë atë një Person unik në individualitetin e tij.

SKEDA

Servet Pëllumbi

Data e lindjes: 14 dhjetor 1936

Vendlindja: Korçë

Karriera në politikë: Servet Pëllumbi ka qenë në krye të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku ka luajtur një rol të madhe dhe kryesor në zhvillimet politike të vendit që nga fillimi i tranzicionit. Ai ka pasur një karrierë të gjatë politike me Partinë Socialiste, ku ka dhënë kontributin e tij në ndihmesë të përparimit të vendit. Në lidhje me këtë, është dekoruar nga Presidenti Alfred Moisiu me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Botime: Ç’është feja, (1962), Fjalori i Filozofisë (1974,1983), Formimi i filozofisë marksiste (1981), Nga materializmi në Idealizëm (1987), Dritëhije të tranzicionit (2000), Të mendosh ndryshe (2001), Sprova në sociologjinë politike (2002), Edhe politika do moral (2005), Pluralizmi politik- Përvojë dhe sfida (2006), Bashkëbisedim për politikën (libri i parë, 2007, libri i dytë, 2011, libri i tretë, 2012), Demokracia dhe zëri i moralit (2008), Globalistika- refleksione për një epokë (2009), Filozofia e aktualitetit (2010), Fjalor filozofik (2011), Integrimi dhe nacionalizmi (2013), Kultura filozofike dhe misticizmi (2014).

 

Përgatiti për botim: Engjëll MUSAI

Drejtor i “Telegraf”