E rëndë/ Shkon për të gjuajtur derra të egër në pyll, gjuetari rrëshqet dhe aksidentalisht qëllon për vdekje veten

267
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në mesditë në Paggaio, në Greqi. Mediat fqinje shkruajnë se një gjuetar 54-vjeçar ka humbu jetën në mënyrë tragjike.

54-vjeçari ishte në një zonë malore në Hortokopi, Paggaio, kur në rrethana ende të paqarta, ai dyshohet se qëlloi për vdekje veten.

Media greke raportojnë se gjuetari fatkeq dyshohet se ka rrëshqitur, ndërsa po shënonte një derr të egër dhe më pas ka qëlluar veten aksidentalisht.