Bozdo: Kodheli i dha tender një dyqani celularësh

512
Partia Demokratike akuzon qeverinë se i ka dhënë tenderin për vëzhgimin e hapësirës detare një dyqani celularësh. Reila Bozdo, koordinatore e PD-së tha se qeveria i ka dhënë plot 295 milionë këtij dyqani.
“Kontolli ka zbuluar se tenderi për blerjen, furnizimin, instalimin dhe vënien në punë të sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës detare, Kodheli ia ka dhënë një dyqani celularësh në rrugën e Durrësit. Dyqani i përzgjedhur nga ministrja Kodheli do të operojë hapësirat detare, dhe flasim për rrugët nga ku kalon trafiku i drogës. Në një rrugë dy punë. E para ndahen 285 milionë lek me dyqanin e celularëve. E dyta garanton rrugët detare të trafikut të drogës. Dëmet ekonomike janë qindra milionë lekë dhe procedura është nëpërkëmbur sipas nevojave dhe dëshirave të ministres Kodheli”, deklaroi Bozdo.
Sigal