Pagat e mjajme të mediokërve dhe njerka “Rilindje”

109
Sigal

Analizë nga Vangjush Saro/  Deputetët në vend të mendjes e të zemrës kanë tufa me para ndaj sistemi që po zbatohet në Shqipëri mund të quhet Autokraci. Nuk është hera e parë që PS-ja shpërfill opinionin publik dhe shkonë kundër interesave të tij. Kjo ka ndodhur edhe me vjedhjen e votave; të taksave e besimit se ky vend mund të bëhet. “Çudia më e madhe zgjat 3 ditë”, kështu ndodhi dhe me rritjen e pagave të pushtetarëve

Nuk është hera e parë që PS dhe drejtuesit e saj shpërfillin opinionin publik dhe shkojnë kundër interesave të tij e të… Demokracisë. Kjo ka ndodhur edhe me vjedhjen e votave; të taksave , vjedhjen e besimit se ky vend mund të bëhet,  “Çudia më e madhe zgjat tre ditë”, kështu ndodhi dhe me rritjen e pagave të pushtetarëve

 Përcjellja në heshtje e procedurave formale për rritjen e pagave të partiakëve dhe zyrtarëve të lartë, është një nga gjendjet më të rënda që ka përjetuar vendi këto kohë. Ishte një gabim i madh, pothuaj një aventurë që, besoj, do të ketë pasoja, në disa plane. Askush të mos mendojë se kjo çështje mbyllet (vetëm) duke mbushur kuletat dhe se ja, kaq ishte, njerëzit harruan… Akti i paprecedent ka mbetur si një njollë turpi mes shumë turpeve të tjera të tranzicionit. Por tani, si erdhëm deri në këtë ditë, që sundimtarët bëjnë ç’të duan dhe të tjerët – ata që janë atje dhe ne që i ndjekim nga larg – flasin me vete? Në fakt, opinioni publik, përmes mediave kryesore, përfshi edhe gazetën “Telegraf”, kërkoi me ngulm të mos u rritej rroga deputetëve dhe zyrtarëve të lartë; për një sërë arsye.

Akti i paprecedent i rritjes së pagave për një skotë mediokrish të Kuvendit, të cilët në vend të mendjes e të zemrës kanë tufa me para!ka mbetur si një njollë turpi mes shumë turpeve të tjera të tranzicionit.

Disa herë u bë thirrje që të rishikohej ai propozim i ngutshëm dhe egoist e abuziv; duke kujtuar njëkohësisht që kemi më shumë deputetë se ç’na lipsen; që nuk është e para herë kur qeveria aktuale shikon me përparësi interesat e veta dhe të klaneve që janë përqark saj; që ajo lëvizja, motoja, ç’dreqin ishte teksa vidhte emrin ‘Rilindje’, njëlloj njerke për qytetarët, nuk trazohet fare nga kundërshtimet intensive të opinionit publik për çështje të rëndësishme. Por ç’mund të presësh nga një skotë mediokrish, të cilët në vend të mendjes e të zemrës kanë tufa me para! Edhe në i shkoqitshim ata një për një, prapë vështirë të gjejmë dikë që kërkon qoftë edhe pak, shumë pak, të sjellë ide apo idealizëm në një kamp të pangopurish. (“I pasur bëhesh, elegant lind.” Balzak). Megjithatë, ishte një rast që do të shtonte dhe po shton pakënaqësinë e qytetarëve ndaj qeverisë dhe forcës politike që mbështeti këto përkëdheli e llastime të drejtuesve të saj. Vetë Kryeministri, z. Edi Rama, gjatë turit të falenderimit, disa herë është shprehur pak a shumë: “Populli është i pakënaqur me ne.” Doemos që e di, doemos që e shikon, ishte aq e dukshme edhe në rastin e rritjes së pagave. Por ai dhe ‘Rilindja’ e tij mbyllën veshët edhe këtë herë, duke ua hedhur trashë qytetarëve që mbetën duke u ankuar dhe duke mos treguar asfare respekt edhe për një sërë intelektualë të njohur, që kërkuan me këmbëngulje rishikimin e këtij vendimi narcist. Ndërkaq, asnjë nga ‘të lumët’ nuk bëzani.

Autokraci mund të quhet sistemi që po zbatohet tani në Shqipëri. Sa për sy e faqe, themi se jetojmë në një rend demokratik. E vërteta është që parimet e demokracisë janë shkelur me këmbë.

E kush mund t’ia prishë atij farë shefi! (“Fatkeqësia e Don Kishotit nuk është përfytyrimi i tij, por Sanço Pançoja.” F. Kafka). Nuk është hera e parë që PS dhe drejtuesit e saj shpërfillin opinionin publik dhe shkojnë kundër interesave të tij e të… Demokracisë. Kjo ka ndodhur edhe me vjedhjen e votave; edhe tani janë hapur disa procese në këtë temë. Ka ndodhur edhe me vjedhjen e taksave të publikut; me gjasë është djegur ndonjë ‘kartë e vogël’ me këtë rast. Ka ndodhur edhe me vjedhjen e besimit se ky vend mund të bëhet, sado që Kryeministri e përsëriti sërish që – shikoni ç’mendje – ‘nëse bëhet’ atë mund ta bëjë vetëm ata, ai dhe ata, një pjesë e të cilëve po përballen e do të përballen me drejtësinë… Çfarë vodevili! (Po si shkoi puna me ata inceneratorët, mo?). Ajo që më bën më shumë përshtypje ndërkaq, është aplikimi nga të gjithë, përfshi mediat, i thënies “Çudia më e madhe zgjat tre ditë.” Po, çudia e ngritjes së pagave zgjati vetëm tre ditë. Me aq sa e njoh shtypin, dhe them se po, një çështje e hapur trajtohet në vijëmësi. Në një nga vendet ku kam qenë për eksperiencë – pranë një gazete të madhe, që dilte me dy edicione, një në mëngjes e një në mbrëmje – çdo çështje e hapur cekej e rimerrej derisa të kishte një zgjidhje bindëse. Kurse ne merremi me ngjarjet sa me la gojën (!) Bravo kolegë! Heshtja është jo më pak e rëndë se çfarë vjedhin këta ‘specialistët’, siç u thoshte i pafati Pjetër Arbnori. Autokraci mund të quhet sistemi që po zbatohet tani në Shqipëri. Sa për sy e faqe, themi se jetojmë në një rend demokratik. E vërteta është që parimet e demokracisë janë shkelur me këmbë, jo njëherë; mjerimi kombëtar i rritjes së pagave për partiakët e zyrtarët e lartë, shpërfillja e zërit të opinionit publik, heshtja, na flasin për një tatëpjetë të dhimbshme të vendit. (“Shqiptarët janë të pafat, por, edhe kur u vjen, e kanë fat të ngatërruar” N. Smirnova)