Defekt në anijen kozmike, astronautët shëtitje në hapësirë

475
Dy astronuatë amerikanë, Scott Kelly dhe Kjell Lindgren, mbrëmë i kanë kaluar afro tetë orë në shëtitje jashtë Stacionit Ndërkombëtar të Gjithësisë, pasi ka pasur rrjedhje të gazit të rrezikshëm të amoniakut nga sistemi i ftohjes, ka thënë Agjencia amerikane e gjithësisë, NASA. Kjo rrjedhje, që ka ndodhur gjatë rimbushjes së sistemit të ftohjes, nuk paraqiste rrezik për astronuatët dhe nuk ishte e domosdoshme që ata të dekontaminoheshin para se të ktheheshin në stacion, ka thënë komentatori i misionit të agjencisë NASA, Rob Navias. Kjo ishte shëtitja e 190-të në historinë tashmë 15 vjeçare të Stacionit Ndërkombëtar të Gjithësisë. Shëtitjet e tilla, që bëhen për përgatitjen e stacionit kozmik për pranimin e anijeve të reja të gjithësisë, priten të vazhdojnë vitin e ardhshëm.
Sigal