Berisha: Gëzuar Kongresin pa garë!

100
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, thotë se Kongresi i Partisë Socialiste është kongresi i Edi Ramës dhe Koço Kokëdhimës. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Berisha tha se ashtu si në kohët e diktaturës, Edi Rama e ka shpallur veten të pazgjedhshëm dhe të përjetshëm.
Postimi i Berishës
Te dashur miq, sot u mblodh Kongresi i partise se Edi Rames dhe sivllaut te tij shperiteror Koço Kokedhima. Ky kongres mblidhet pasi neo-bllokmeni Edi Rama ka rikthyer ne pushtet bijte e eterve mizor, bllokmeneve hoxhist. Ky kongres mblidhet pasi Edi Rama ka shnderruar Partine Socialiste ne partine e mafies dhe krimit te organizuar, ku sipas ligjit te mafies, kryekumbara vendos per gjithçka. Kongresi mblidhet pasi Edi Rama ka shnderruar Partine Socialiste ne Partine Kanabiste te Kokedhimes. Kongresi mblidhet pasi Edvin Kristaq Rama riktheu Partine Socialiste  ne koherat me te zeza te historise se saj, koherat hoxhiste, me kryetar te pazgjedhshem dhe kryetar.