Rrëzohen votimet moniste/ Gjykata e Durrësit nuk i jep mandatin kandidates së PS

586
Sigal

Mësohet se Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka refuzuar t’i japë mandatin e kryebashkiakes, kandidates së PS, Valbona Sako. Kjo e fundit fitoi zgjedhjet në votimet e 30 qershorit përballë rivales nga Bindja Demokratike, Valbona Sakollari.

Seanca ka përfunduar vetëm pak minuta më parë. Argumenti i Gjykatës ka qenë se zgjedhjet janë të paligjshme, shkruan gazeta Mapo. Kjo për shkak se sipas trupës gjykuese, Bindja Demokratike është regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit në shkelje me afatet ligjore.