‘Srebrenica’/ Berisha: PS na turpëroi të gjithëve! Dërguam trishtim e dhimbje edhe në Kosovë

56
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi para demokratëve të Beratit se Partia Socialiste na ka turpëruar të gjithëve duke mos votuar rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë. Berisha theksoi se në këtë mënyrë kanë dërguar trishtim dhe dhimbje edhe në Kosovë.

“E bënë socialistët. Turpërohemi të gjithë me atë. Çfarë gjëme u dërguam ne nënave, motrave, grave të veja që u ekzekutuan burrat e tyre vetëm se ishin myslimanë?

Çfarë trishtimi dhe dhimbje dërguam ne në Kosovë me këtë? Ndaj them që duhet në këtë mision një përkushtim i madh.

Në 1990 mision e morëm, s’kishim fare mjete, por ishim të vendosur, të durueshëm, të hapur, vrisnim frikën.

Shkoja në fshatra, mbaja fjalime. Fjalimi im ishte më i butë se sa e donin ata. Na thonin a do e sjellësh Azem Hajdarin tek ne?

E donin se ai e kishte fjalën zjarr, dhe ishte një frikëvrasës.”-deklaroi Berisha.