Batutat/ Qytetarit i bie telefoni, Rama: Kush po të merr, Xhorxh Bush? Hape po të mori gruaja

61
Jemi mësuar tashmë që kryeministri Edi Rama në çdo dalje të tijën publike të bëjë batutat.
Edhe kësaj here ka ndodhur një situatë e ngjashme, teksa Rama ndodhet për një vizitë në Klos për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 qershorit. Gjatë kohës që ai fliste para të pranishëmëve, njërit prej banorëve i binte telefoni pareshtur.

Kaq ka mjaftuar që Rama të ‘lëshojë’ një batutë, ndërsa iu drejtua qytetarit nëse po e merrte në telefon ish-presidenti i SHBA-ve, Xhorxh Bush.

“Kush po të merr po në telefon, Xhorxh Bush? Nëse është gruaja hapja, dhe thuaj jam me Ramën, Të shoh në “Facebook”. Se kështu bëjmë ne si të fortë, po në shtëpi gruaja është komandantja”, tha Rama mes humorit, ndërsa të pranishmit qeshën.