Basha me të rinjtë në Shkodër: Raporti i BB thotë se korrupsioni është dyfishuar krahasuar me 2013-ën

62

Gjatë takimit me të rinjtë në Shkodër, në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, kryetari i PD, Lulzim Basha përmendi edhe raportin e fundit të Bankës Botërore, sipas të cilit situata me korrupsionin në vend është më keq se 6 vite më parë.

Sipas Bashës, kjo që po përjetojmë nuk ka të krahasuar as me periudhat më të errëta.

“Ajo që po përjetojmë sot nuk krahasohet as me periudhën më të errët të stanoacionit. Raporti i BB thotë se korrupsioni është dyfishuar krahasuar me vitin 2013 dhe është më keq se në vitin 2005”, u shpreh Basha.

Lideri i opozitës nuk la pa përmendur as plagën e emigracionit tek të rinjtë.

“Plaga më e madhe, plaga e emigracionit të rinisë. Po ikin nxënësit dhe po boshatisen shkollat. Mësova se në Vukatanë brenda një nate kishin ikur 30 të rinj”, u shpreh kryedemokrati.