Basha kujton 22 marsin 1992: Dita kur triumfoi liria, demokracia dhe njerëzit

479
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kujtuar 22 marsin e vitit 1992, kur shqiptarët dolën dhe votuan në plebishit kundër diktaturës dhe kur opozita e kohës, Partia Demokratike mori më shumë se 1 milionë vota.

Sipas Bashës, ajo ishte disa e lirisë, demokracisë.

Ja çfarë shkruan Basha në Facebook:
22 marsi 1992 është dita kur u mposht me të vërtetë pushteti i diktaturës, i dhunës, i sigurimit, i shtypjes dhe kontrollit të njerëzve dhe lirive të tyre.
Atë ditë në Shqipëri triumfoi liria, demokracia dhe njerëzit.
22 marsi është dita kur filloi çlirimi dhe hapja e vërtetë e Shqipërisë nga izolimi, diktati dhe kontrolli i diktaturës komuniste.
22 marsi është frymëzim dhe besim për Lëvizjen tonë popullore për Republike të Re me zgjedhje të lira dhe të ndershme. #RepublikaeRe #ZgjedhjeTeLira
Sigal