Basha e Berisha takime me deputetë gjermanë

176
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë nisur takimet me deputetë gjermanë, me të cilët po diskutojnë për reformën në Drejtësi dhe finalizimin e saj. Këto takime janë bërë me ftesë të kryetarit të Parlamentit gjerman, Norbert Lammert dhe drejtuesve të lartë të CDU kryetari i PD Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, kryetari i PR-së Fatmir Mediu dhe dy deputetë të PD-së do të marrin pjesë në takimin e 21-të Ndërkombëtar që do të mbahet në Berlin. Përfaqësuesit e lartë të opozitës po takohen me deputetë të bundestagut gjerman dhe të CDU/CSU.