Apeli i kryetarit të FRPD-së: Dhjetra familje pa ndihmë në zonat periferike, duhen veshëmbathje dhe ushqime të ngrohta

256

Nëpërmjet një statusi në Faebook, kryetari i FRPD-së Belind  Këlliçi, ka kërkuar nga qytetarët e thjeshtë, të kontribuojnë në veshëmbathje dhe ushqime të ngrohta në zonat periferike të Tiranës dhe Durrësit.

Sipas tij, janë mbi dhjetëra familje që nuk i ka vizituar askush dhe për pasojë nuk kanë marë ende asnjë ndihmë.

Postimi i plotë:

Kushdo që ka mundësi të kontribuojë, duhet të ndihmojë kryesisht me batanije, veshëmbathje të ngrohta për fëmijë e të rritur dhe ushqime të ngrohta. Nevojë për ndihma ka gjithashtu në zonat periferike të Tiranës e Durrësit, aty ku ende ka me dhjetra familje që nuk i ka vizituar askush dhe nuk kanë marë ende asnjë ndihmë. Sot më shumë se kurrë duhet të jemi pranë atyre që kanë nevojë.

© SYRI