Sigal

Sonila Qato

Ministrja e Shtetit

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato ka publikuar raportin e muajit korrik mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes. Janë 31 ankesa e sugjerime të natyrave të ndryshme që kanë janë trajtuar gjatë kësaj periudhe. “Mes ankesave të raportuara do të gjeni dhe propozime që zyra jonë ka marrë gjatë muajit korrik. Ju lutem kini parasysh se çdo propozim që na mbërrin nga grupet e ndryshme të interesit, sipërmarrësit, apo shoqatat, koordinohet me ministritë përkatëse të parashikuara për zgjidhjen specifike të secilës çështje, ndaj një pjesë e këtyre propozimeve janë në proces përpunimi dhe do të raportohen në vijim” shkruhet në raport nga ana e ministres.