Presidenti Meta dhe kryeparlamentari Ruçi pritën delegacionin e Parlamentit të Malit të Zi

428
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti dje në një takim të veçantë, Kryetarin e Komisionit parlamentar të Malit të Zi për Politikën e Jashtme, zotin Andrija Nikoliç. Presidenti Meta shprehu kënaqësinë për takimin, që realizohet vetëm pak ditë pas vizitës së tij zyrtare në Malin e Zi. Presidenti Meta e vlerësoi vizitën e zotit Nikoliç si pjesë të agjendës së përbashkët dhe të intensifikimit të gjithanshëm të marrëdhënieve të ngushta, miqësore e të bashkëpunimit, midis dy vendeve.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, u takua me delegacionin e Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Emigrantët të Parlamentit të Malit të Zi, të kryesuar nga Kryetari i tij, Andrija Nikoliç. Kryetari i Kuvendit Ruçi vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë midis të dy vendeve tona fqinje e mike. Marrëdhëniet midis të dy vendeve arritën nivelin më të lartë me vizitën para pak ditësh të Presidentit të Republikës Ilir Meta në Mal të Zi.