Ahmetaj ironizon Denajn/ Ish-ministri i Financave përplaset me zëvendësuesen e tij. I kujton se kur ishte në vendin e saj nuk fliste pa leje

443
Sigal

Arben Ahmetaj ironizon ministren e re të Financave: Kur isha në vendin tënd, merrja leje për të folur

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, tashmë kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka ironizuar ministren që i zuri vendin, Anila Denaj, e cila dje mori pjesë në mbledhjen e komisionit, për diskutimin e aktit normativ për buxhetin 2018. Teksa u është përgjigjur pyetjeve që i janë drejtuar nga anëtarët e komisionit, Denaj në një moment merr fjalën për t’iu përgjigjur Senida Mesit, ish-zëvendëse kryeministres. Por, në këtë moment ka ndërhyrë ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj, i cili i ka tërhequr vëmendjen. Ai i ka thënë se kur ishte në vendin e saj merrte leje dhe pyeste, se a mund të fliste. Ministrja e Financave Anila Denaj u përgjigj po me doza ironie, se ish-ministri Ahmetaj ka gjithmonë të drejtë dhe se do e mbajë shënim këtë që ai tha.