Luan Rama: Edi dhe zëdhënësi i tij Luli nuk e trembin dot LSI dhe as i sugjestionojnë votuesit

467
LSI-së nuk po i vijnë sulme vetëm nga PS, por edhe nga PD. Pas akuzave të kreut të opozitës Lulzim Basha në lidhje me ministrinë e bujqësisë, ministri që drejtohet nga Edmond Panariti LSI ka reaguar zyrtarisht. Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i LSI-së Luan Rama tha se politikat e ministrisë së bujqësisë nuk janë politika të një ministri por shtetit. Ai e akuzoi Bashën si shërbëtor të Ramës.

“Edhe Edi edhe Luli dhe cilido tjetër që ka pak përgjegjësi për punën që bën në zyrë, e di që politikat e një ministrie nuk janë të një ministrie, por shtetërore. Dua të nënvizoj një fakt që është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeverisë që subvencioni për bujqësinë në vitin 2017 është 13 mln euro, ndërkohë që në Kosovë është 64 mln euro dhe në Maqedoni 170 mln euro. Le të përpiqet s të dojë Basha ta vërë gishtin tek ministri i bujqësisë, por tregon sa shërbëtor i verbër është. Pavarësisht kësaj më lejoni të bëj të qartë edhe njëherë për publikun se kryetari i rilindjes Edi dhe zëdhënësi i tij Luli nuk e trembin dot LSI dhe as i sugjestionojnë votuesit, që do t’ia japin përgjigjen kësaj dysheje kaq të këndshme më 25 qershor kur do të ndahet njëherë e përgjithmonë qeverisja e kabanizimit nga qeverisja e LSI-së”, – tha Luan Rama.
Sigal