Ambasadori britanik: “Drejtësia mbetet çelësi i prioriteteve!”

70

Nismë angleze për të mbështetur përmirësimin e transparencës së vendimeve të sistemit gjyqësor shqiptar

Ambasadori britanik, z. Nicholas Cannon prezantoi dje një nismë të re për të mbështetur përmirësimin e transparencës dhe të konsistencës së vendimeve të sistemit gjyqësor shqiptar. Gazeta e Jurisprudencës Shqiptare (GAJUS) do të informojë praktikuesit e së drejtës për vendimet e gjyqtarëve më të lartë të Shqipërisë të cilat ndryshojnë mënyrat e zbatimit të ligjeve. GAJUS do të theksojë vendimet e rëndësishme të Gjykatës Kushtetues dhe të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, edhe vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në lidhje me Shqipërinë. Deri tani, ky informacion nuk ishte lehtësisht dhe lirisht disponueshëm për praktikuesit e së drejtës në Shqipëri. Synimi është të rrisë interesin dhe referimin e tyre tek këto vendime dhe të përmirësojë cilësinë e materialeve të përgatitura për seancat gjyqësore. GAJUS do të botohet çdo muaj nga OJQ ligjore Qendra L.I.S.T. dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike në Tiranë. Gjatë fjalimit të tij në  takimin prezantues, Ambasadori Britanik thotë se njohuri të më të gjera për ligje dhe praktika të reja do të kontribuojnë për përmirësimin dhe konsistencën e gjykimeve në gjykatat e ulëta. Shpresa është që kjo do të ulë sasinë e apeleve dhe, në këtë mënyrë, të rrisë efiçencën dhe cilësinë në të gjithë gjykatat shqiptare. Zoti Cannon theksoi gjithashtu lidhjen me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Ai tha: “Prioritetet kryesore bëjnë thirrje për rritjen e efikasitetit dhe përgjegjshmërisë së institucioneve të drejtësisë, në mënyrë që të forcojnë sundimin e ligjit. Përtej kësaj, drejtësia është çelësi për arritjen e prioriteteve të tjera kryesore, të tilla si kontestimet e të drejtave pronësore, çështjet e diskriminimit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në mënyrë efektive, të gjitha mbështeten në sistemin e drejtësisë. Një sistem efikas drejtësie të paanshme dhe konsistente, është guri i themelit i një shteti të vërtetë demokratik. Sigurisht, ky projekt nuk mund ta arrijë këtë i vetëm, por është një tjetër hap në drejtimin e duhur.”