Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Listat u hapën për kryetarët

151
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Zhurmë, zhurmë, shumë zhurmë, për listat e hapura, nga maxhoranca dhe mëkëmbësit e saj. Në fakt ato nuk u hapen, por, u “mbyllën” për qytetarët dhe u “shqyen” për kryetarët. Kryetarët për herë të parë në 30 vjet kanë fituar të drejtën me ligj, që të kandidojnë në katër lista, në katër qarqe. E meritonte kryetari i maxhorancës dhe mëkëmbësit e tij këtë dhuratë për ndihmesën që dhanë në ndryshimin e njëanshëm të Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor.

Tani kryetari do teë votohet në dy qarqe, në Vlorë e Durrës, ndërsa mëkëmbësit e tij “opozita e opozitës” u shpërblye me fitimin e të drejtës nga më “kontributivët”, që të futen në listat e deputetëve të PS, të tjerë të krijonin partiçka të reja, të vetëshpallen kryetarë të tyre dhe të votohen në katër qarqe. Ndryshimet ligjore deformuan parimin e barazisë në të drejtën e zgjedhjes. Ata që i do kryetari, pra të privilegjuarit, mund të bëhen deputetë edhe me 2000 vota.

Të tjerët, të diskriminuarit, mund të bëhen deputetë, nëse marrin pesë herë më shumë vota, se të privilegjuarit e kryetarit. Zgjedhësi le të jetojë me idenë e fitimit të së drejtës së zgjedhjes së përfaqësuesit të tij në pushtetin legjislativ. Ndryshimet ligjore janë karikatura e zgjedhjeve parlamentare. Ato i dhanë më shumë të drejta kryetarit, diskriminojnë të “pa favorizuarit” dhe shvleftësojnë votën e qytetarit.