Tsipras u bashkohet protestave të punëtorëve në Greqi

221
Sigal

Mijëra punëtorë bllokuan Athinën dhe qytete të tjera në Greqi, duke ndërprerë fluturimet, transportin publik dhe atë mes ishujve.

Në protesta mori pjesë edhe kreu i partisë opozitare, SYRIZA, sipas agjensisë greke AMNA.

Ai deklaroi se qeveria po përfiton nga pandemia për të imponuar “masën më anti-popullore dhe reaksionare të paraqitur ndonjëherë nga një qeveri greke”.

Grevistët kundërshtuan planet e qeverisë së djathtë, për t’i bërë oraret e punës fleksibël, brenda 40 orarëshit të javës.

Ato deklaruan se masat minojnë të drejtat e punës dhe pagat e orëve shtesë.

Për shkak të Pashkëve Ortodokse, sindikatat dhe partitë e majta të opozitës riplanifikuan protestat në kuadër të 1 majit.

Tubimet ishin përgjithësisht paqësore, por një grup i vogël protestuesish u përplasën dhunshëm me policinë në Athinën qendrore.