Agron Duka i merr Ramës Shpëtim Gjikën dhe një deputet

435
Sigal

Kryetari i Partisë
Agrare Agron Duka po fuqizon pozitat e partisë së tij Agrare. Basha i la zonë
të lirë Kolonjën, ku kandidati i Dukës po kandidon për kryetar Bashkie.
Ndërkohë duket se Agron Dukës po i bashkohet edhe ish-kryetari i bashkisë së
Vlorës Shpëtim Gjika dhe deputeti i luhatur i PS, Vladimir Kosta. Kujtojmë se
ku i fundit bëri divorc me Ramën para një viti, por u ribashkua. Tani duket se
Kosta e ka ndarë mendjen të shkojë në Partinë Agrare. Agron Duka iu përgjigj
interesit të medias, për Gjikën, Kostën dhe një kafe me Ramën, për të cilën
shkruajtën protalet: “Takimi me Ramën ishte i rastësishëm. Me Ramën ndamë
mendime për Institutin Bujqësor. Nuk ka asnjë hapësirë për bashkëpunim politik
me PS, – tha ai. – Me Vladimir Kostën kam miqësi, është i mirëpritur, ndërsa
Gjika është afër PAA, ka qenë në takimet e mia në Vlorë”, shtoi Duka.