Rama: Kontroll cilësisë së naftës, karburanti i keq shpartallon si Mercedesin edhe mushkëritë e shqiptarëve

459
Qeveria zbardhi sot detajet e operacionit për cilësinë e karburantëve në vendin tonë. Kryeministri Edi Rama duke e cilësuar këtë një aksion të nevojshëm, tha se ky është një operacion rrënjësor kundër grabitësve dhe abuzuesve në këtë sektor pasurie kombëtare.
“Sektorët në vend i gjetëm në gjendje hemoragjie…E gjetëm Shqipërinë në mëngjesin e fitores së zgjedhjeve njëlloj si një familje që një mëngjes të bukur zgjohet dhe gjen te dera një tufë njërëzish që i kërkojnë lekët që babai i ka lënë të tëra në bixhoz…dhe fqinjëve u thoshte shih sa mirë jetojmë ne më mirë se e gjithë lagjia”, tha Rama.
Sigal

Kreu i qeverisë tha se është vendosur një standard që firmat që do të vijnë në vend për të eksploruar naftë duhet të gëzojnë respektin botëror.

“Kemi vendosur një standard që do ta ndjekim deri në fund se kush do të vijë në Shqipëri për të eksploruar naftë të jetë me emër të njohur dhe të respektuar botërisht. Jo siç ndodhi si deri dje, pasojat i kemi edhe sot që fushat e naftës e pasuritë u jepeshin fantazmave që i shqyenin këto pasuri duke i bërë Shqipërisë në këtë sektor në 8 vite të qeverisjes së shkuar atë që asnjë armik s’do ja bënte e asnjë pushtues s’ja ka bërë atë shfrytëzim kriminal…”, tha kryeministri.

“Rafineri baxho si ato të qumështit e të djathit, por të paktën ato shfrytëzojnë delet e tyre kurse këta shkatërrojnë vendbanime të tëra për vite të tëra duke prodhuar një produkt me cilësi e kushte skandaloze, kemi çelur një faqe të re në sektor…101 më shumë kontrolle nga IQT…, më shumë gjoba…janë blokuar 75 subjekte, por janë shumë pak”, vijoi Rama.

Shefi i qeverisë paralajmëroi se do të ketë bashkëveprim institucional që kush kapet në shkelje të ligjit dhe në grabitje dhe mashtrim të konsumatorit të ndëshkohet sipas ligjit.

Rama tha se cilësia e naftës së importit duhet të jetë e njëjtë me atë që shitet. ‘Nuk ndodh kjo gjë’, tha kreu i ekzekutivit.

“Nafta shpartallon njëlloj si Mercedesin edhe mushkëritë e shqiptarëve”, tha Rama, teksa tha se pompat manuale në pikat e karburantit do të jenë të ndaluara, pasi në të kundërt do të përballen edhe me përgjegjësi penale: “Çdo shitje raportohet online”.

“Penalitete shumë të rënda për çdo abuzues dhe ndjekje penale sipas rastit për të gjitha ata që shkelin ligjin. Qëllimi s’është të mbledhim të ardhurat, por të mbrojmë qytetarët nga nafta jashtë standardit e që kthehet në helm për mushkëritë e tyre. Mbrojtje e drejtpërdrejtë e konkurencës së ndershme”, tha ai.

Kryeministri tha se me qeverisjen e re vendore do të kontrollohen lejet e ndërtimit të pikave të karburantit, që sipas Ramës janë ngritur në kundërshtim me ligjin dhe që ofrojnë një pamje skandaloze.

“Pamje skandaloze në rrugët kombëtare, në çdo km ka pika karburanti a thua se Shqipëria është aerodromi ku do ngrihen të gjitha raketat e botës për të shkuar në Hënë. Për çdo pikë karburanti do të ketë edhe kontroll ligjshmërisë mbi bazën e asaj që janë dhënë sot leje që në shumë raste janë në kundërshtim që ndalon ndërtimin në 20 metra në anët e rruëgs nacionale e kështu me rradhë. Punët e para të qeverisjes së re vendore”, deklaroi Rama.

Sakaq ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha se policia do të mbikqyrë operacionin. Sipas Tahirit dot t’i jepet fund abuzimeve në sektor, që dëmtojnë jo vetëm tregun por edhe shëndetin e qytetarëve..

“Tregu i naftës monolop, herë përmes ligjit herë përmes korrupsionit…Hetime intensive…Kemi ardhur në këtë pikë edhe për shkak të korrupsionit brenda institucioneve që duhet të garantoni zbaitmin e ligjit…Situatë monopol dhe cilësi skandaloze, kanë dëmtuar shëndetin dhe mirëqënien e qytetarëve”, tha ai.

Në fjalën e tij ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri tha se do të ketë masa ndëshkuese për abuzuesit në këtë sektor.

Fjala e Ministrit Ahmetaj në Hapjen e Aktivitetit

I nderuar Kryeministër,
Të nderuar Kolegë,
Të nderuar pjesëmarrës,
Dje Kryeministri Rama prezantoi publikisht nismën më të fundit të qeverisë në kuadër të betejës sonë pa-kompromise kundër të gjitha formave të grabitjes, mashtrimit, shkeljes dhe abuzimit me ligjin. E bëmë këtë me ndërtimet pa leje, e bëmë me abuzimin në sektorin energjetik dhe nga sot, do të fillojmë një aksion të vendosur dhe me zero tolerancë , edhe në sektorin e naftës.
Profili dhe simboli i kësaj qeverieështë rikthimi i shtetit ligjor nëçdo aspekt. Në 22 vite paligjshmëria ka rënduar mbiekonominë e vendit dhe në kurriz të ekonomisëfamiljare tëqytetarëve të thjeshtë. Për shkak të mos-funksionimit të shtetit ligjor, të mos respektimit të rregullave të barabarta për të gjithë, shqiptarët kanë paguar një faturë shumë më të shtrenjtë se taksat. Të gjithë kemi paguar abuzimin dhe evazionin si pasojë e pafuqisë për tu vënë fre. Ka ardhur koha që kësaj ti jepet fund.
Reformat mund të jenë të dhimbshme, por janë të domosdoshme për t’u shkëputur njëherë e mirë nga e kaluara dhe për tëkaluar në një stad të ri zhvillimi ekonomik dhe social. Shqipëria që synon të anëtarësohet në BE nuk mund të tolerojë që me një nga pasuritë më të rëndësishme kombëtare të abuzohet në kurriz të qytetarëve. Nuk mund të tolerohet mashtrimi me cilësinë apo sasinë e karburanteve për qytetarët, nuk mund të vazhdojë një sistem jashtë-ligjor që nëpërmjet kontrabandës i dëmton dy herë qytetarët, një herë tek automjetet e tyre (që shkatërrohen prej karburantit të manipuluar) – dhe së dyti në buxhetin e shtetit, në investime publike të munguara, në shkollë, rrugë, spitale dhe shërbime të domosdoshme për zhvillimin e vendit dhe të ekonomive familjare.
Këto nuk mund të tolerohen – dhe kjo nuk ka për të ndodhur më!
Ne e dimëçka ndodhur edhe me sektorin e naftës në 24 vitet e tranzicionit. Mbi 140 milionë dollarë në vit humbje për buxhetin e shtetit si pasoje e evazionit fiskal në këtë sektor. Nga ana tjetër qytetarët shqiptarë nuk marrin cilësinë që do të duhet të merrnin për çmimin që paguajnë për naftën që konsumojnë. 
Holluesi që përdoret tek karburanti që furnizon makinat e qytetarëve, shkakton dëme të skajshme tek makinat në Shqipëri dhe mbi mjedisin. Por taksapaguesit dhe konsumatorët shqiptarë vidhen nga 25 lekë për litër deri në disa raste edhe 35 lekë për litër – dhe kjo vetëm sipas llogaritjes së holluesit të pamarkuar (pra të pafiskalizuar). Këto shifra janë të papranueshme për qytetarët shqiptarë dhe këtij abuzimi kolosal i ka ardhur fundi. Të gjitha paratë e vjedhura nga konsumatorët do të kthehen në buxhetin e shtetit dhe në projekte për përmirësimin e jetesës së të gjithë qytetarëve.
Kjo është arsyeja që prej kohësh kemi nisur një aksion të koordinuar mes Ministrisë se Zhvillimit Ekonomik, Ministrisë sëEnergjisë, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme. Është kryer një vlerësim tërësor, ndërsa institucionet e linjës kanë rritur angazhimin e tyre për të kontrolluar tregun e karburanteve. Këtë aksion ne po e ngremë në një nivel të ri. Këtë javëështëmiratuar njëUdhëzim të detajuar, i cili angazhon një sërë institucionesh – si Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Drejtoria e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Inspektoriati Qendror Teknik, AKBN, kompania koncesionare e markimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit – që në bashkëpunim të ngushtë mes tyre, tëmundësojnë implementimin e një plani gjithëpërfshirës masash të lidhura për të vënë në kontroll të gjithë tregun e karburanteve – nga importi, prodhimi, përpunimi dhe deri tek tregtimi i karburanteve në tregu i shumicës dhe pakicës.
Kemi debatuar mbi fiskalitetin në tregun e naftës dhe premtuam se qytetarët shqiptarë do të merrnin produktin qëblejnë në sasi dhe cilësi. Në këta 18 muaj ky premtim nuk ka fjetur.
Megjithë këtë ndryshim nëperformancë, ky ishte hapi ynë i parë për rikthimin e ligjshmërisë në sektor. Jemi padyshim më mirë krahasuar me situatën që gjetëm në vitin 2013, por jemi ende larg vizionit tonë për këtë sektor. Tashmë sfida jonënuk është më e kaluara, as krahasimi me të kaluarën, as beteja e fituar me të. Sfida jonëështë krahasimi me të ardhmen dhe kapërcimi i vetvetes për ta bërë të ardhmen një tjetër betejë të fituar.
Sot nis një fazë e re e aksionit për kthimin e plotë të ligjshmërisë në tregun e karburanteve
Ky aksion, përmblidhet shkurtimisht ka si baza disa pika :
1- Koordinim ndërinstitucional në bazë të procedurave të standardizuara dhe të detajuara. Ndjekje e rrjedhës së informacionit dhe monitorim i qarkullimit të produktit që nga pika fillestare e hyrjes në territorin shqiptar apo nga prodhimi vendas e deri në pikën fundore të shitjes me pakicë. 
2- Kryqëzim të dhënash dhe shkëmbim informacioni në kohë reale mes të gjithë institucioneve të përfshira. Do të kontrollohet imtësisht dhe në mënyrë të tërthortëçdo dokument – për tu siguruar se produkti që certifikohet nga deklaratat e importit, të jetë e njëjtë me atë që shitet në konsum, me kupon dhe fatura tatimore. Do të ketë kryqëzim të dhënash nga Doganat, Tatimet, Inspektorati Shtetëror dhe Metrologjia në mënyrë që mbikëqyrja të jetë e plotë. Do të ndalohet përdorimi i pompave (pistoletave) manuale dhe çdo shitje do raportohet online në tatime. Çdo shkelje e konstatuar do të trajtohet njëkohësisht nga të gjitha institucionet, sipas përgjegjësisë respektive
3- Do të kemi një ashpërsim të masave dhe përgjegjësive penale. Tëgjtihë ata që përfitojnë padrejtësisht dhe kundër ligjit, në kurriz të qytetarëve dhe të shtetit do të marrin dënimin e merituar. Do të kemi një forcim të masavepër shkelësit, mepenalitete më të rënda për çdo abuzues dhe edhe ndjekje penale ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin në mënyrë flagrante. Do të ketë zero tolerancë ndaj evazionit dhe dëmtimit të konsumatorit. Dhe këto masa do të merren për të gjithë, pavarësisht krahinave, nivelit të aktivitetit, .
4- Ndryshimet ligjore do tëparashikojnë që në rastet e përzierjes dhe mospagesës së akcizës produkti të sekuestrohet. Në rastin e shmangies së cilësisë produkti të sekuestrohet. Në rastin eaparateve matëse gjoba do të 6-fishohet. Dhe në çdo rast atje ku ka përgjegjësi penale, nuk do të hezitohet. Policia e Shtetit dhe krimi ekonomik do të jetë pjesë e aksionit. 
Të ardhurat e munguara do të tu kthehen taksapaguesve.
5- Aksioni do të monitorojë edhe produktin vendas, si pasuri të të gjithë shqiptarëve. Pavarësisht kontratave, të gjithë ata që kanë fituar të drejtën për të nxjerrë nga nëntoka dhe tregtuar këtë burim të rëndësishëm natyrore, do të duhet të veprojnë në çdo rast sipas ligjit. Matjet, kalibrimet, rrugët e kalimit dhe tregëtimit, bilancet, shpenzimet dhe trajtimi i operacioneve do të jenë në monitorim të vazhdueshëm sipas aksionit. 
Ky aksion, ështënë fakt më shumë se kaq. Është një mënyrë e re jetese. Mesazhi ynëështë i qartë, i vendosur dhe i drejtpërdrejtë. Kjo që po prezantojmë sot këtu është beteja jonëme informalitetin në tregun e karburanteve. Është zero tolerancë ndaj çdo shkeljeje dhe abuzimi.
Megjithatë ku nuk është vetëm një aksion i qeverisë dhe i shtetit. Ky duhet të jetë medoemos një aksion i përbashkët me sektorin dhe qytetarët. Të gjithë operatorët në këtë sektor janë palë në besueshmërinë dhe në transparencën e sektorit. Për pasojë, të gjithë duhet të jenë bashkë me ne, ndërsa rivendosim rregullat e tregut, në një treg që deri tani i ka dëmtuar ata dhe qytetarët. Ne i ftojmë të jenë pjesëmarrës pro-aktivë në këtë aksion, duke sinjalizuar dhe ndihmuar institucionet në rivendosjen e ligjshmërisë.
Po kështu është tepër e rëndësishme për ne që qytetarët të jenë pjesë e këtij aksioni së bashku me shtetin e tyre. Ky abuzim shumë vjeçar në kurriz të tyre merr fund me një aksion të përbashkët për të luftuar kontrabandën, evazionin dhe manipulimin e karburanteve. Ky aksion është një investim për të ndryshuar mënyrën e të jetuarit, mënyrën e të bërit biznes, mënyrën e sjelljes si konsumator, mënyrën si e mbrojmë konsumatorin, mënyrën si e shohim ligjin, mënyrën si e mbrojmë mjedisin ku jetojmë, kontributin që duhet të japim për gjeneratat që do të vijnë. Dhe trashëgimia që ne duam t’i lëmë gjeneratave që do të vijnë, nuk është ajo që gjetëm ne një vit e gjysëm më parë, ështëfytyra e re e një Shqipërie të rilindur, edhe në sektorin e naftës.
Faleminderit.