Pandemia e Covid-19/ Analisti Gjekmarkaj: Edi Rama e ka kthyer ngjarjen në aset politik

344
Sigal

Analistët Eduart Zaloshnja e Agron Gjekmarkaj kanë ndarë mendimet e tyre në lidhje me menaxhimin e situatës së pandemisë që po bën qeveria shqiptare.

Zaloshnja tha se në cdo rast flasin njëherë ekspertët, ndërsa politikanët janë ata që marrin vendimet. Ai shtoi se duket se në rastin e pandemisë, Edi Rama ka vepruar pasi ka marrë mendimin e ekspertëve të fushës.

Gjekmarkaj nga ana e tij theksoi se Edi Rama ka përfituar politikisht nga situata, kurse shtoi se ekonomia ka pësuar një pikiatë të madhe.

Eduard Zaloshnja: Teknikët duhet të japin këshilla, kurse polittikanët duhet të marrin vendime. Kështu ndodh edhe për ekonominë prsh, ekonomistët japin mendime, politikanët marrin vendime. Gjëja e fundit gjithcka mbetet tek Edi Rama në Shqipëri. Epidemologët japin këshilla dhe politikanët marrin vendimet.

Agron Gjekmarkaj: Nuk më rezulton që Edi Rama të ketë marrë mendimin shqiptar. Edi Rama bën shpëtimtarin. Rama ka gjetur një rast fatkeq dhe e ka kthyer ngjarjen në aset politik. Ne e dimë shumë mirë se situata është shumë e keqe, ekonomia po shkon keq.

Eduard Zaloshnja: Vendi ynë nuk mund të përballonte ndonjë fluks të madh për ndonjë situatë të rëndë me shumë vetë në spital dhe ndaj Rama vendosi për një karantinë të rreptë, ndoshta më e rrepta në Europë. Unë them se ky ka qenë faktori kryesor se pse nuk ndodhi që në spitale të mos kemi njerëz edhe në korridore.

Unë pashë Lulzim Bashën dhe ai 90 përqind të kohës merrej me ekonominë. Edhe doktor Berisha që në fillime thoshte këtu ka vdekur ky e ai, tani sikur nuk thotë më ndonjë gjë. Kur të dalin njerëzit në rrugë, mund të ketë rrezik më të lartë, prandaj duhet kujdes me distancat sociale.

Agron Gjekmarkaj: Në të gjithë Ballkanin, Greqia, Sllovenia, Kroacia etj. nuk kanë pasur raste sa në Europën Perëndimore. Karantinën nuk e shpiku Rama, por ishte e vetmja zgjidhje që mund t’i jepej situatës. Unë them se qeveria nuk duhet të eksperimentojë në këtë fazë.

Prsh Italia ka bërë maskat detyruese. Pse mos të jenë edhe këtu të detyrueshme. Nuk ndihem i sigurt si qytetar në radhë të parë. Prandaj, kjo masë prsh duhet marrë. Nuk ka sukses qeveritar këtu. Opozita ka dhënë këshilla shumë të mira.