Bashkim Zeneli: “Përplasjet e tensionet po shtohen me një gjuhë të papranueshme, të rindërtohet besimi”

510
Sigal

“Përplasjet e tensionet po shtohen me një gjuhë të papranueshme. Po i themi njëri-tjetrit fjalën e fundit të parën”  thote ish ambasadori shqiptar në Greqi, Bashkim Zeneli

Ai bën thirrje për rindërtimin e besimit në marrëdhëniet shqiptaro-greke.

“Kemi bërë një hap përpara këto dy tre vitet e fundit në marrëdhëniet me Serbinë për normalizimin e tyre. Dhe mirë është bërë se duhet përpara. Por është shumë keq që kemi bërë hapa prapa me Greqinë mike e fqinje, me një vend anëtar të NATO-s dhe BE-së. Jemi mbërthyer në diskutimin e 3-4 problemeve që nuk po i fusim në rrugën e zgjidhjes” shkruan Zeneli duke shtuar “po mbesim në vend sepse nuk po gjejmë gjuhën e dialogut, ndërkohë po i mëshojmë gjuhës së demagogjisë”.

Për Zenelin çështjet si ajo e çameve varrezat e ushtarëve greke, marrëveshja e detit janë probleme që kërkojnë zgjidhje por që ne kemi mbetur në vend ndonëse në nivel ministrash të jashtëm nuk kanë munguar vizitat në Tiranë e Athinë.

“Asgjë nuk është vënë në rrugën e zgjidhjes. Përvec cështjes së  toponimeve me çertifikatat, për çështjet e tjera shumë të rëndësishme nuk është bërë asgjë, ndonëse flitet shumë për takime premtuese, pë delegacione negociatorësh.

“I duhet dhënë fund konfuzionit në qëndrime e deklarime. Problemeve u duhet dhënë zgjidhje në kohën e duhur me mirëkuptimin e duhur. E kjo bëhet me seriozitet dhe jo me spektakle boshe! Kështu si po ecën politika, këtu e në Greqi, po ftoh marrëdhëniet mes dy vendeve. Është vërtet shqetësuese që sot në marrëdhëniet midis dy vendeve, kanë arritur në këtë  pikë, saqë mungon besimi te njëri tjetri. Kjo nuk është aspak e mirë! Pa rindërtimin e këtij besimi nuk do të mund të ecim përpara   “

Duke e quajtur pozitive vizitën e Metës në Athinë, Zeneli thotë: “Ka ardhur koha që kryeministri Rama të shkojë në Greqi (madje tepër i vonuar) ti shohë me një vështrim shumë më të gjerë e më shumë përgjegjësi marrëdhëniet me Greqinë. Pa asnjë hezitim, pa u influencuar majtas e djathtas, të takohet me kryeministri Ciprasm e të bisedojnë hapur me përgjegjshmëri dhe besueshmëri, me një axhendë të qartë problemesh, me një vizion të qartë europianist. Dhe, duke mos protur që zgjidhjet do të jenë të çastit në tavolinë, ky ngërç duhet kapërcyer sa më parë”