Aferat Haxhinasto-Xhika me sinjalistikën rrugore vranë dje 3 të rinj, drejtësia të hetojë si “vrasje prej rrugëve”

433
Edhe dje, në një nga rrugët kryesore ndodhi një aksident i rëndë njerëzor, me pasojë vdekjen e 3 personave në fshatin Gramsh të Lushnjës. Po pse ndodhi aksidenti, ose më saktë, përse e humbën jetën 3 persona, të cilët udhëtonin në rrugët ku ministri i rrugëve Haxhinasto dhe drejtori i rrugëve Xhika, kapardisen e thonë përditë se “janë ndërtuar me standarde europiane”. Ishte aksident, apo “vrasje nëpërmjet rrugës”, të ndërtuar e rikosntruktuar me tenderat e bërë prej ministrisë dhe drejtorisë së rrugëve, këtyre dy institucioneve të cilët deklarojnë se siguria rrugore është e lartë, se rrugët janë të shkëlqyera, por që përditë “marrin jetë njerëzish”, mbasi nuk janë të sigurta edhe pse përditë bëhen tendera në miliona euro për sigurinë dhe sinjalistikën rrugore, por që në fakt nuk instalohet as në rrugët nacionale, madje as në akset që shërbejnë edhe si akse internacionale, siç është aksi ku ndodhi jo aksidenti që më plotë kuptimin e fjalës për shkakto shkakut që ndodhi duhet cilësuar si “vrasje nëpërmjet rrugës, nga drejtoria e rrugëve dhe ministria e rrugëve” që kontrollon këto rrugë gjatë zbatimit të projektit dhe pas ndërtimit të tyre. Edhe rruga ku ndodhi aksidenti tragjik me pasojë 3 jetë të humbura për shkak të mungesës së ndriçimit të rrugës dhe masave mbrojtëse anësore në rrugë, në letrat e tenderëve të dyshes së babëzitur Haxhinasto-Xhika, rezulton se është rrugë “e ndërtuar me standarde të larta sigurie”, për të cilën janë hedhur çeqet në miliona euro. ekspertët e sigurisë, të sinjalistikës, të projektimit dhe ndërtimit të rrugëve, thonë se aksi ku ndodhi aksidenti është jashtë çdo standardi. E jo vetëm ky aks por edhe shumë akse të tjerë ku ndodhin përditë aksidente, janë jashtë çdo standardi edhe minimal sigurie me sinjalistikë të munguar e ç’orientuese në 80% të gjatësisë së tyre! Janë rrugë që për shkak të mungesës së sinjalistikës fizike të asaj orientuese, shkaktojnë aksidente. Pse? Sepse dyshja Haxhiansto-Xhika japin miliona euro për tendera rrugësh që duhet të ndërtohen dhe ndërtohen me gjysmën e vlerës së tenderuar, me gjysmën e projektit, me projekt të devijuar e të pa zbatuar teknikisht e fizikisht në çdo element sigurie, me rrugë që nuk kanë as 10% të infrastrukturës sinjalistike e të sigurisë! Prej mungesës së kësaj sinjalistike, makina që u mbyt në kanal bashkë me 3 personat që gjendeshin brenda saj, kishte tentuar të ecte mbrapa për shkak se prej mungesës së ndriçimit nuk ishte orientuar dot në një kryqëzim të zhytur në errësirë totale. Në rrjetet sociale, kjo tragjedi nuk po denoncohet si “aksident rrugor”, por si “vrasje nëpërmjet pasigurisë rrugore”. Kjo mungesë sigurie në rrugë vrau përsëri 3 njerëz që mendonin se rrugët në Shqipëri janë ashtu siç deklarojnë “shefat” e aferave korruptive të tenderëve të rrugëve. Pikërisht nga kjo pistë, pra nga aferat me sinjalistikën rrugore dhe me ndërtimin e rrugëve në përgjithësi si objekt, drejtësia duhet të nis hetimin e Ministrit Edmond Haxhinasto dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, Dashamir Xhika, me akuzën faktike për “vrasje prej abuzimit me rrugët”! 
Abuzimi/ 80% e akseve rrugore pa sinjalistikë të kompletuar
Sipas të dhënave e vëzhgimeve të ekspertëve, në 80% të qendrave të banuara të qyteteve dhe 40% të rrugëve të vendit, nuk ka orientime për qarkullimin, ndërkohë që në zonat rurale sinjalistika orientuese e rrugëve brenda e jashtë qendrave të banuara mungon totalisht. Në shumicën e akseve rrugore nacionale në vendin tonë, gjendja e sinjalistikës rrugore është ose krejtësisht e munguar, ose në gjendje të mjerë. E keqja është se kjo situatë po vijon të sundoj e praktikohet dhe në akset rrugore të ndërtuara, apo rikonstruktuara kohët e fundit. Nuk bëhet fjalë për sinjalistikë të standardeve evropiane, por thjesht për sinjalistikë horizontale, me vijëzime të rrugëve, për t’i bërë të dukshme për përdoruesit e rrugës korsitë për çdo sens lëvizjeje. Po kështu, duhet të ketë vijëzime të pandërprera, ku ndalohet parakalimi dhe vijëzime të ndërprera, ku lejohet parakalimi, apo dhe vijëzime të kontureve ndarës të karexhatës me bankinat etj, elementë këto që faktikisht mungojnë në rrugët shqiptare. Sinjalistika vertikale është gjithashtu, në gjendje të mjerë, ose më mirë duhet thënë, që është krejt e braktisur dhe inekzistente, ndërkohë që për sinjalistikë të ndritshme as që bëhet fjalë fare. Në shumicën e akseve nacionale, mungojnë tabelat, ose janë vendosur tabela jo sipas standardeve, jo fosforeshente, nuk respektohen përmasat e përcaktuara në aktet ligjore dhe më shqetësues është ky fakt: kjo sinjalistikë edhe kur vendoset nuk mirëmbahet. Shembulli më i dhimbshëm janë dëmtimet e trasesë dhe shkatërrimet barbare të elementëve mbrojtës e të sinjalistikës në “Rruga e kombit”. Sinjalistika, shpesh vendoset e pa kombinuar dhe në mënyrë te gabuar, lejohet parakalimi me sinjalistikë horizontale dhe kufizohet shpejtësia me tabelë.
Tregues të mungesës së sinjalistikës dhe sigurisë në rrugët e Shqipërisë
1. Në 85% të gjatësisë të rrugëve nacionale shqiptare, nuk ka as mbikalime dhe as nënkalime, ndërkohë që në akset nacionale, ka 473 nyje ndërprerëse qendrash banimi e lëvizjesh kalimi të detyruara të popullatës dhe hyrje-daljeve të ndërmjetme.
2. Në afro 40% të gjatësisë së rrugëve nacionale shqiptare, mungon sinjalistika e nevojshme e detyrueshme, për një vetë-menaxhim normal e të sigurtë të qarkullimit, prej drejtuesve të mjeteve.
3. Në 35% të gjatësisë së rrugëve nacionale shqiptare, tabelat dhe sinjalistika orientuese e qarkullimit është e vendosur në kundërshtim të plotë me kushtet konkrete praktike të orientimit për qarkullim rrugor normal e të sigurt.
4. Në 20% të gjatësisë së rrugëve nacionale shqiptare, tabelat dhe shenjat orientuese të qarkullimit, janë të padukshme dhe jashtë përdorimit nga dëmtimet, vjedhjet ose fshirja e figuracionit.
5. Në 60% të gjatësisë së rrugëve nacionale shqiptare, sidomos autostradave, madje dhe mbi mbikalime, tabelat orientuese të qarkullimit rrugor janë të mbuluara prej reklamave gjigande të firmave private, të cilat janë ngjitur me paretet anësore të rrugëve, ndërkohë që sipas ligjit duhet të jenë mbi 20 metër larg tyre.
6. Në 70% të rasteve, policët e kontrollit rrugor, në mënyrë të kundërligjshme, qëndrojnë të fshehur dhe shfaqen befasisht në rrugë duke ngritur tabelat për ndalim vetëm 30-40 metër përpara mjeteve, duke futur drejtuesit në presion ndëshkimi, në ankth, stres dhe humbje të befasishme të kontrollit të drejtimit të mjeteve.
Sigal