Burg për tutorët, gjykata liron prostitutat e Bllokut dhe klientët

372
Gjykata ka liruar sot prostitutat e Bllokut dhe klientët, ndërsa ka lënë në burg vetëm tutorët. Gjykata e Tiranës ka vendosur të lihen të lira dy femrat e arrestuara pak ditë më parë dhe dy klientët e kapur në flagrancë, si dhe ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për tre tutorët. Rrjeti drejtohej nga shtetasit Nik Gjonikaj, 48 vjeç, i dënuar më parë për prodhim të lëndëve narkotike, Besnik Manka, 35 vjeç, dhe Bledian Nurja, 32 vjeç. Për të tre këta shtetas, Gjykata e Tiranës ka vendosur “arrest me burg”. Ndërkohë që “detyrim paraqitje” u vendos për dy femrat qe po ushtronin prostitucion, Aureta B., 27 vjeçe, e Domenika D., 23 vjeçe, edhe pse Prokuroria kërkoi ndaj tyre “arrest me burg”. “Detyrim paraqitje” u la edhe për klientët Melsi M., 52 vjeç, e Hajredin S., 37 vjeç
Sigal