“Hapja e negociatave”, Gjermania sqaron vendimin: Shqipëria duhet të plotësojë 15 parakushtet para se të nisin negociatat

425
Sigal

Ministrat e Bashkimit Evropian vendosën sot Pro çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Por, teksa kryeministri Edi Rama po reklamojnë si sukses të tyrin vendimin në fjalë, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së, Johann Wadephul zbret me këmbë në tokë mazhorancën në Tiranë.

Në një reagim në rrjetet sociale, politikani i lartë gjerman theksonnjë fakt shumë të rëndësishëm që në Tiranë po kalohet në heshtje: 15 parakushte për Shqipërinë deri në çeljen finale të negociatave të anëtarësimit.

Sipas Wadephul, Komisioni i BE duhet të monitorojë në mënyrë të rreptë dhe të kujdeshme përmbushjen e 15 parakushteve si dhe për të gjithë procesin e bisedimeve.

Më poshtë është deklarata e plotë e Johann Wadephul:

“Vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian konfirmon perspektivën europiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ky është një sinjal inkurajimi dhe shprese për qytetarët, sidomos në këto kohë të vështira të krizës së koronavirusit, e cila i ka prekur të dyja këto vende në shkallë të konsiderueshme.

Në të njëjtën kohë, vendimi i Këshillit të Ministrave është një deklaratë mosbesimi ndaj Komisionit Europian. Ky i fundit kishte propozuar që negociatat me Shqipërinë të nisin pa kushte. Fakti që vendet anëtare sot kanë vendosur 15 kushte deshmon se ato presin që Komisioni Europian të monitorojë progresin në mënyrë më strikte dhe me më shumë kujdes. Kjo vlen për përmbushjen e 15 parakushteve, si edhe për të gjithë procesin e negociatave.

Ne jemi të bindur se Komisioni i ri Europian nën drejtimin e Presidentes Ursula von der Leyen do ta marrë këtë parasysh. Grupi parlamentar  CDU/CSU bashkë me gjithë partnerët e tij Europianë, do të jetë i palëkundur derisa 15 parakushtet të përmbushen plotësisht përpara se të nisin negociatat e pranimit me Shqipërinë”

Sipas materialit Shqipëria duhet të përmbushë:

  1. Finalizimi i SPAK sipas formës kushtetuese.
  2. Shqipëria duhet të ndërpresë menjëherë numrin e lartë të azilkërkuesve në BE dhe të sigurojë riatdhesimet.
  3. Qeveria Shqiptare duhet të amendojë ligjin e mediave në linjën e rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Këshilli do të vërejë përmes grupeve të punës nëse Shqipëria ka ndërmarrë me sukses prioritetet si:

  1. Nisja e procedurave kriminale ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të akuzuar për vepra penale.
  2. Nisjen e hetimeve ndaj atyre që kanë kryer blerjen e votave.
  3. Duhet të kenë një vijimësi dhe vazhdimësi në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë edhe procedimin dhe përfundimin e procedurave ndaj politikanëve të lartë dhe zyrtarëve të korruptuar.
  4. Proces të prekshëm në reformën administrative.
  5. Implementimit të reformës elektorale dhe gjithashtu një vendim përfundimtar dhe ligjor në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.
  6. Qeveria shqiptare duhet të angazhohet për të përmbushur kushtet e përcaktuara në vitin 2017 sa i takon minoriteteve etnike.
  7. Adaptmin e një ligji për censusin e regjistrimit të popullsisë të kërkuar nga Athina në përputhje me rekomandimet e KE-së
  8. Avancimin e procesit të regjistrimit të pronave për minoritarët.

Me pak fjalë, në vend që të nxitojmë për të hapur shampanjat e rradhës, drafti që pritet të vendosë hapjen e negociatave është pasqyra më e mirë për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.