Dylgjeri akuzë publike kryeministrit: Duhesh të paguash 140 milion Euro!

362
Sigal

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit, ICSID mori sot vendimin përfundimtar për biznesmenin Françesko Beketi, sa i takon padive të ngritura rreth Agon Channel, kompanive energjitike dhe investimeve të bëra nga italiani.

Shteti shqiptar duhet t’i paguajë Beketit një dëmshpërblim që shkon deri në 140 milionë euro.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar gazetari Ylli Dylgjeri i cili ngre akuza publike drejtuar kryeministit, duke i thënë se fatura është e kryeminsitrit pasi ka hequr njerëz nga puna për gjëta të kota.

Postimi i Ylli Dylgjeri:

Akuzë publike për Kryeministrin:
Duhesh të paguash 140 milion Euro!

Mos harroni!
-I ka hequr njerzit nga puna për një vjershë!
-I ka dënuar me burg për një faturë energjie.
-I ka dënuar me burg për tejkalim shpejtësie.
I ka dënuar etj, etj.
Zoti Rama! Kjo faturë është e jotja.