Bardhi i ‘përvishet’ Ramës: Fondet për koncesionet ai nuk i prek. Vjedhja dhe zhvatja është prioriteti i vetëm i tij.

415
Sigal

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama duke thënë se paratë e buxhetit të shtetit i harxhon për të paguar miqtë e tij oligarkë.

Përmes një postimi në Fcebook, Gazment Bardhi thotë se fondet për koncesionet ai nuk i prek, sepse edhe në këtë kohë krize te paprecendent mendon të vjedhë shqiptarët.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Buxheti i Shtetit ka para për të përballuar krizën e krijuar nga koronavirusi, por Edi Rama i ka ndarë ato për miqtë e vet. Fondet për koncesionet ai nuk i prek, sepse edhe në këtë kohë krize te paprecendent mendon të vjedhë shqiptarët.

Vjedhja dhe zhvatja është prioriteti i vetëm i Edi Ramës. Prandaj ai nuk i pezullon koncesionet që si hyjnë në punë askujt, sepse ato i hyjnë atij në xhep. Madje ka shpikur arsye për të paguar edhe me shume: plot 240 milionë euro shtesë për koncesionet dhe PPP-të. Këto vendime korruptive vrasin njerëz, dhe përpijnë lekët që ju nevojiten shqiptarëve për të mbijetuar krizën nga COVID 19.

Buxheti i Shtetit ka para për të përballuar krizën e krijuar nga koronavirusi, por Edi Rama i ka ndarë ato për miqtë e vet. Fondet për koncesionet ai nuk i prek, sepse edhe në këtë kohë krize te paprecendent mendon të vjedhë shqiptarët. Vjedhja dhe zhvatja është prioriteti i vetëm i Edi Ramës. Prandaj ai nuk i pezullon koncesionet që si hyjnë në punë askujt, sepe ato i hyjnë atij në xhep. Madje ka shpikur arsye për të paguar edhe me shume: plot 240 milionë euro shtesë për koncesionet dhe PPP-të. Këto vendime korruptive vrasin njerez, dhe përpijnë lekët që ju nevojiten shqiptarëve për të mbijetuar krizën nga COVID 19. 👇

Gepostet von Gazment Bardhi am Dienstag, 24. März 2020