‘Administrativja’ në Kushtetuese, PD “E dimë, Rama kërcënon gjyqtarët”

74

TIRANE – Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim këtë të mërkurë, kërkesën e demokratëve për pezullimin e ligjit për funksionimin e Gjykatës Administrative të miratuar vetëm me votat e mazhorancës verën e këtij viti. Sipas Partisë Demokratike ky ligj, e konkretisht emërimi nga qeveria i ndihmësve të gjyqtarëve të Administratives, cënon pavarësinë e drejtësisë duke i hapur rrugë sipas tyre, ndikimit politik të qeverisë në institucionet e pavarura.
 
Deputeti i opozitës Eduard Halimi në një deklaratë për mediat tha se opozita ka informacione se kryeministri Rama kërcënon me telefon gjyqtarë e prokurorë që të japin vendime në favor të tij duke lënë në burg qytetarët. Madje sipas tij, kërcënime ka pasur edhe ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
 
“Një nga ligjet e paketës për drejtësi miratuar me zero konslutim në verë, të shpallet antikushtetues. I jep kompetenca ekskluzive qeverisë të emërojë ndihmësat e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, bie në kundërshtim me parimet e ndarjes së pushteteve dhe të drejtësisë së pavarur. Ka vetëm një synim kapjen politike të shtetit dhe shndërrimin e tij në një shtet policor e politik. Ishte një nga hapat fillestar të verës që më pas degradoi me sulmet personale e ndërhyrjet arbitrare të kryeministrit duke marrë në telefon gjyqtarë e prokurorë, duke i kërcënuar të japin vendime në favor të tij për të mbajtur në burg qytetarët e këtij vendit. Ky ligj i bën shqiptarët të pabarbartë me kryeministrin. Me gjykatën Adminsitrative qeveria është gjithmonë palë dhe çfarë barazie do presin kur kjo gjykatë të gjykojë gjobat, kur vetë kryeministri emëron ndihmësat e gjyqtarëve. Një kryeministër që i kërcënon gjyqtarët duhet të jetë kryeministri që të shkojë në burg, shpresojmë që kushtetuesja të mos bjerë pre e kryeministrit, se kemi informacione të sigurta që ka telefonuar edhe anëtarë të kushtetueses për paketën në drejtësi”, u shpreh deputeti demokrat, Eduard Halimi.
 
Ai i bëri thirrje qevrisë që të ndalet me hartimin e ligjeve të tilla, që sipas opozitës kanë qëllim kalimin e të gjitha kompetencave tek kryeministri.
 
“Kryeministri të ndalet në këtë marrëzi që e ka kapur atë dhe mazhorancën e tij duke hartuar paketa që në të vërtetë kanë synim kapjen e sistemit të drejtësisë dhe grumbullimin e kompetencave te kryeminsitri. Të jetë ai që të emërojëtë gjtihë në këtë vend. E kemi shprehur se ligjet për drejtësinë nuk gatuhen në kuzhinën e kryeminsitrit”, përfundoi Halimi.

Partia Demokratike i është drejtuar edhe më më herët Kushtetueses për dy ligje të tjera të paketës për drejtësi, atë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës, kërkesa këto të rrëzuara nga Gjykata.