650 zyrtarë të përfshirë në krim, mes tyre 6 kryetarë bashkie dhe 5 deputetë

676
Sigal

Raporti i ISP: Shumica e të inkriminuarve janë të zgjedhurit e Rilindjes Socialiste

Impakti i Ligji për Dekriminalizimin ishin dorheqjet e 6 kryebashkiakëve dhe 5 deputetëve. Ndërkohë këtyre largimeve pritet tu shtohen të tjerë deputetë, kryebashkiakë si dhe mbi 500 zyrtarë të lartë dhe të mesëm në administratën publike dhe drejtësi. Mbi 200 këshilltar vendor të zgjedhur më 30 qershor do të bien në rrjetën e dekriminalizimit

Jakup B. GJOÇA

Pas fitores së PS në zgjedhjet e 2013, menjëherë u vërejt një dukuri: Disa deputetë ishin me rekorde kriminale, domethënë, kanë qenë të dënuar penalisht për krime shumë të rënda sikurse trafikim të qenieve të gjalla dhe drogë, në shumë vende të Evropës. Ky fakt e detyroi parlamentin e atëhershëm, që të miratonte një ligj të veçantë, që u quajt “Ligji i Dekriminalizimit. Në dhjetor 2014 mazhoranca dhe opozita ranë dakord për Pakt kundër individëve me rekorde kriminale në politikë dhe qeverisje. Në dhjetor 2015 parlamenti miratoi ligjin 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ashtuquajturi Ligji i Dekriminalizimit.

Deputetë dhe kryebashkiakë me rekorde kriminale

Impakti direkt i ligjit ishin dorëheqja e tre deputetëve, heqja e mandatit për dy deputetë të tjerë, si dhe largimi i mbi 150 zyrtarëve të lartë e të mesëm në nivelet e qeverisjes. Midis viteve 2016-2019 humbën mandatin edhe dy deputetë të tjerë, gjashtë kryetarë bashkie, një anëtar i Gjykatës Kushtetuese/Gjykatës së Lartë dhe më shumë se 200 këshilltarë lokalë dhe rreth 500 zyrtarë të nivelit të mesëm e të lartë. Bilanci statistikor i ligjit 138/2015 është pozitiv. Një analizë e detajuar e problematikës dhe brendësisë së dekriminalizimit e bën bilancin statistikor jo aq domethënës. Procesi i dekriminalizimit synonte krijimin e një sistemi parandalues, filtrues e penalizues për individët me rekorde kriminale si dhe promovimin e një sistemi të meritokracisë dhe të integritetit në politikë dhe në qeverisje.

30 qershori i 2019, kryebashkiakë me rekorde kriminale

Edhe pse Rilindja Socialiste organizoi në 30 qershor 2019 zgjedhje vendore moniste pa opozitën, nga verifikimi i deritanishëm, rezulton që 3 kryebashkiakë socialistë kanë dhënë dorëheqjen, për shkak të veprimit të ligjit të Dekriminalizimit, ndërkohë që Prokuroria verifikon edhe 2 të tjerë, por Opozita ka pohuar se ekzistojnë fakte dhe dokumente edhe për disa kryebashkiakë socialistë të tjerë, që kanë rekorde kriminale.

Në fakt, dosjet 339 dhe 184 e autopërgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për zyrtarë, ministra e deputetë rilindës që u përfshinë në shitblerjen e votave në Dibër në 2016 dhe në Durrës në 2017, dëshmon se ende ata nuk u hetuan dhe nuk u gjykuan dhe ende i shpëtojnë ligjit të Dekriminalizimit.

Ecuria e dekriminalizimit 2015-2020 tregon:

  1. a) Kurba e përfshirjes së individëve me rekorde kriminale në politikë dhe qeverisje pritej të ulej ndjeshëm me kalimin e viteve, por zgjedhjet lokale 2019 treguan se kurba mbetet në ngritje dhe ende ka një hendek të thellë midis koncepteve të dekriminalizimit dhe vullnetit politik për ta jetësuar atë në mënyrë cilësore dhe integrale.
  2. b) Sistemi i meritës, transparencës, aftësisë dhe integritetit në promovimin e individëve në politikë e qeverisje tregon se mbetet ende i brishtë dhe nuk ka fuqi parandaluese. Shqipëria nuk ka ende një database të besueshme për burimet njerëzore në administratë dhe në qeverisje, për rrjedhojë partitë vijojnë të kenë peshën kryesore ndaj edhe prirja e individëve me rekord kriminale për të marrë poste drejtuese në shtet është e lidhur me natyrën klienteliste e vertikale të vendimmarrjes politike.
  3. c) Legjislacioni i dekriminalizimit nuk parashikoi të gjithë elementët që e bëjnë procesin efektiv, parandalues dhe transparent aktualisht e në të ardhmen. Individët me rekorde kriminale të larguar nga parlamenti dhe qeverisja vijojnë të gëzojnë imunitet politik në partitë e tyre politike, nuk ka ende vendime publike të partive për pezullim apo përjashtuar nga partitë, duke dëshmuar një hendek të thellë midis parimeve të ligjit dhe parimeve mbi të cilat funksionojnë partitë politike.
  4. d) Shqipëria është shteti i vetëm në kontinent që ka përfshirë në Kushtetutë konceptet e integritetit dhe dekriminalizimit, një vendim i nevojshëm në periudhë afatshkurtër, por eksperimental dhe penalizues për imazhin e vendit në aspektin afatgjatë.
  5. e) Jetësimi efektiv dhe afatgjatë i dekriminalizimit kërkon reformim në sistemin e emërimeve në qeverisje dhe në promovimin politik, ndërhyrje përmirësuese ligjore dhe investim afatgjatë në kulturën demokratike dhe konceptet e demokracisë dhe të mirëqeverisjes.

Ligji i dekriminalizimit nuk e shtrin efektin e tij në strukturat e partive politike. Ekziston një debat nëse është e mundur të futen rregulla të tilla edhe për palët politike dhe nëse ato janë proporcionale dhe brenda kufijve të KEDNJ-së. Sidoqoftë, vihet në dyshim se sa efikase janë proceset e tilla, për sa kohë që një verifikim nuk përdor instrumentet që parashikohen nga ligji për dekriminalizimin. Ligji për dekriminalizimin nuk mund të parandalojë personat që janë të përfshirë në veprimtari kriminale, por nuk janë të dënuar, persona që kanë lidhje të ngushta familjare me kriminelë, ose përfaqësojnë kriminelë, por nuk dënohen për një krim ose plotësojnë kërkesat e tjera të ligjit të dekriminalizimit. Është e debatueshme nëse ligji për dekriminalizimin mund të shtrihet deri në këto raste pa shkelur standardet ndërkombëtare. Një debat i ndezur shënoi vjeshtën e vitit 2018 në Shqipëri për çështjen e vetting-ut të politikanëve. Partitë e opozitës prezantuan në parlament një draft me ndryshime në Kushtetutë që propozoi të futet një sistem i verifikimit të politikanëve për marrëdhëniet e tyre me eksponentët e krimit të organizuar. Drafti propozoi të njëjtën gjuhë si dispozitat kushtetuese për vetting-un e politikanëve në lidhje me integritetin moral. Mazhoranca në pushtet refuzoi draftin dhe kërkoi një mendim nga Komisioni i Venecias, i cili u pozicionua me një përfundim në dhjetor të vitit 201812. Komisioni i Venecias konsideroi se propozimi ishte legjitimuar nga situata, megjithatë, atij i mungonin detajet që do të demonstronin qartë nëse propozimi ishte në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ngriti shqetësime rreth çështjeve të ndryshme në formën që u paraqit.

Impakti direkt i ligjit ishin dorëheqja e tre deputetëve, heqja e mandatit për dy deputetë të tjerë, si dhe largimi i mbi 150 zyrtarëve të lartë e të mesëm në nivelet e qeverisjes. Midis viteve 2016-2019 humbën mandatin edhe dy deputetë të tjerë, gjashtë kryetarë bashkie, një anëtar i Gjykatës Kushtetuese/Gjykatës së Lartë dhe më shumë se 200 këshilltarë lokalë dhe rreth 500 zyrtarë të nivelit të mesëm e të lartë