Gjykata jep vendimin për tre të rinjtë që hodhën në rezervuar Drita Saliajn

205

Gjykata e Fierit ka vendosur masën “Arrest me burg” për tre të rinjtë që vranë pak ditë më parë Drita Saliajn në fshatin Gjerbës të Mallakastrës.

Gjatë seancës, 26-vjeçari Ervis Zotaj nuk e ka pranuar krimin, duke deklaruar se nuk e ka kryer ai.

Të rinjtë u futën në banesën e Drita Saliajt për të grabitur, por pasi u pikasën, e vranë atë dhe e hodhën në rezervuar.