Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Kryetari komik i OSBE-së!

718
Sigal

Akti final i Helsinkit më 1 gusht 1975 themeloi KSBE. Konferenca për Sigurim dhe Bashkim Evropian. Pas rënies së Murit të Berlinit, më 1994 ndryshoi emrin dhe misionin dhe quhet OSBE. Në OSBE janë 57 vende. Organi më përfaqësues vendimmarrës është Asambleja Parlamentare me 300 deputetë që dërgohen nga parlamentet e vendeve pjesëmarrëse dhe Samiti i Këshillit te Ministrave, i cili për herë të fundit është mbledhur në 2010. Këshilli Ministror përbëhet nga ministrat e Jashtëm të 57 vendeve, të cilët drejtojnë çdo vit me rotacion OSBE. Për herë të parë Kryesia e saj drejtohet nga një kryeministër. Te organet ekzekutive, përveç sekretarit të Përgjithshëm, dy janë zyrat më të rëndësishme.

  1. Zyra për institucione demokratike dhe të drejtat e Njeriut/ODIHR, me qendër në Varshavë, që monitoron si respektohen standardet e zgjedhjeve parlamentare dhe ato vendore, liritë e të drejtat themelore të Njeriut e mosdiskriminimi nga Institucionet e shtetit, ashtu si erdhën edhe në Shqipëri e bënë raport tepër negativ për zgjedhjet vendore të 2019 dhe zgjedhjet parlamentare të 2017.
  2. Përfaqësuesi i Lirisë së Medias me qendër në Vjenë. Edhe ky institucion bëri vërejtje për ligjin e censurës së medias, të miratuar nga parlamenti.

Këto institucione ditën e djeshme morën leksione të tejzgjuara nga kryetari i tyre/kryeministri (Rama), që në raportet e tyre vlerësohet si dhunues i standardeve demokratike. Të gjithë kanë qeshur nën zë. Kryetari ishte në delir dhe premtoi se do ndihmojë edhe Kosovën, që aq shumë e ka përdhosur me tezat e tij për ndryshimin e kufijve dhe Shengenin Ballkanik, që e izolon Kosovën!