Zjarr në një magazinë me lëndë drusore në Elbasan

183
Sigal

Një magazinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:50 minuta në Bradashesh.

Zjarri ka përfshirë të gjithë hapësirën e godinës.

Tre automjete zjarrfikëse po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Magazina është e mbushur me lëndë drusore. Deri më tani nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit.