600 të rinj të LRI-së, mblidhen në gjirin e Jalit. Aktivitete kulturore, politike dhe…

574
Sigal

Është traditë që të rinjtë e LRI-së, të mblidhen në Jalë.

Aktiviteti i Akademisë nis sot dhe zgjat 5 ditë, nga data 20-25 Gusht. Këtë vit marrin pjesë më shumë se 600 të rinj nga e gjithë Shqipëria, që i bashkohen aktivitetit të LRI-së në gjirin e Jalit.

Të rinjtë do të kalojnë 5 ditë së bashku, ku misioni kryesor është socializimi dhe zbulimi i elementëve që dëshirojnë të spikatin politikisht. Gjatë gjithë ditës do të zhvillohen takime dhe trajnime të ndryshme me politikanë, diplomatë, gazetarë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, të cilët do të ndajnë diskutimet e tyre dhe do ti përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të LRI-së.

Në kamp të rinjte do të ndajnë eksperiencën e të jetuarit në komunitet. Ku çdo punë dhe shërbim gjatë qëndrimit në kamp do të kryhet nga vetë të rinjtë për të rritur tek ta sensin e përgjegjshmërisë.

Aktivitetet kulturore, artistike dhe sportive do të jenë shoqëruese të këtij rrugëtimi të jashtëzakonshëm për çdo të ri të LRI në këtë Akademi, e cila mund të cilesohet si akademia e parë politike në Shqipëri, një traditë e huazuar nga forumet socialiste si IUSY dhe YES.