Ministrja Manastirliu: “Vallëzim për jetën”, mesazh kundër kancerit të gjirit

490
Sigal

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliunë në muajin kundër kancerit të gjirit përsëriti të njëjtin apel ndërgjegjësimi. Zëri ynë së bashku është më i fortë, për të mbërritur në të gjithë Shqipërinë për të gjitha zonjat që të kryejnë kontrollet. Janë 5500 kontrolle të kryera nga mamografia e lëvizshme në të gjithë Shqipërinë. Janë 550 raste të reja çdo vit që diagnostifikohen me kancer. Por, edhe pse rastet janë rritur, vdekshmëria nuk është rritur. Personazhe publikë… ministre, deputete dhe gazetare kanë zhvilluar në Sheshin Skënderbej këtë “Vallëzim për jetën” në kuadër të muajit ndërgjegjësues kundër kancerit të gjirit. Oltjana Petri, e mbijetuar nga kanceri doli përpara të gjithëve për t’u bërë apel të gjitha grave të mos harrojnë veten dhe të kryejnë kontrollet të shpeshta. Në moshën 35-vjeçare bota m’u përmbys. Isha me dy fëmijë, duke mbaruar doktoraturën, e duke u marrë me shtëpinë e re, po kisha harruar të merresha me veten. Por unë ia dola!”