Fajtorët e dhunës në Korçë dihen, asnjë hap prapa në nismën e FSHF-së!

384
Sigal

Nga Prof. Xhevdet ZEKAJ

OPINION/ Dënim pa tolerancë për të garantuar nismën pa polici në stadium. Dhuna fillon që nga tribunat VIP

Kampionati Kategorisë superiore nis me një “derbi” të radhës mjaft polemizues, si gjithë vitet e fundit. Jemi përsëri në rastin kur nuk flasim për futboll, por për dhunë. Natyrisht, çdo reformë, çdo zhvillim e prosperitet, nuk ndodh nëse nuk guxojmë, nëse nuk ndryshojmë, nëse nuk instalojmë institucionet e të ardhmen, edhe me humbje. Personalisht, nuk më shqetësojnë tamtamet e kampionatit më të bukur në botë, më i miri në histori, më rivalizuesi etj, etj, nuk më shqetëson as dhuna që ndodhi në Korçë, sepse isha i bindur që do të ndodhte një ditë, sepse nisma nuk u bë me projekt pilot në disa takime, nuk ju nënshtrua një analize, si nga specialistë dhe oficerë të sigurisë, por edhe nga aktorët e futbollit, presidentë, sponsorë, shefa klubesh, Ministri, FSHF, Shoqatat e tifozëve, etj. Mos u bëni naivë, dhuna nëpër stadiume tregon nivelin e shoqërisë civile, tregon kush jemi dhe s’jemi sa bëjmë çdo lloj eksperimenti, sepse për pasojat askush nuk mban përgjegjësi. Në Shqipëri, sporti është një aspekt i shoqërisë, dhe nuk ka asgjë për t’u habitur kur themi, se jemi në Shqipërinë ku vret 8 pjesëtarë të fisit, pse i thonë hajdut pulash?! Kaq do të mendoja ia vlen mos të shqetësohemi, dhe personalisht jam i bindur se: Asnjë person nuk është aq naiv sa të besojë thjesht se çfarë ka parë në TV! Dikujt i leverdiste kjo situatë dhe gjeti ndeshjen e përsosur për ta lënë të degjeneronte, për të justifikuar veprimet e mëpasshme. Dhe do të jemi të gjithë këtu kur të ndodhin edhe gjëma, nëse nuk ndalemi seriozisht. Sipas meje, çfarë ndodhi në Korçë dhe si janë parametrat e organizmit të këtij takimi:

Së pari, klubet, shoqatat, nuk kishin bërë asnjë sensibilizim me fansat për rrezikun dhe kujdesin që duhej treguar. Se duhet konsekuencë, ndryshe humbet futbolli. Kjo obligonte Klubin organizator Skënderbeun, që të merrte masa organizative shumë serioze dhe aspak në atë nivel, sa në stadium të kishte një arsenal gurësh e mjetesh të të tjera të rrezikshme. Pra, as para përgatitje dhe as kontroll serioz. Së dyti, si ka mundësi që, një ndeshje e tillë të menaxhohet nga 30 stjuartë?! Ky fakt tregon mendjelehtësinë e organizatorëve, të delegatit, të vëzhguesit, policisë private etj. Një diletantizëm, për mos të thënë papërgjegjshmëri! Në Angli e gjithë botën, stjuartët nuk merren me huliganizmin, por me detyra për mbarëvajtjen e takimit, për ndihmën e shikuesve dhe sistemin e tyre, për të ndihmuar e orientuar ata, madje ata kanë detyrë që të ndalojnë dhe ata që pinë cigare e puro në tribunën VIP, veprim që do të thotë: U dhjefsha ligjet, këtu Maliq jemi ne! Purot në tribunën VIP, janë një element që edukon tek të gjithë nivelet moszbatimin e asnjë ligji në atë takim. Kush guxon t’u thotë bosëve: Ndalohet Duhani! Aman se na gajasët dhe ju thoni stjuartët, jo more zotërinj këtu fillon dhuna. Së treti, rregullin e ka në dorë ligji, vëzhguesi, delegati pas klubeve, ju lutemi hiqni dorë nga koncepti që dhunën e parandalojnë stjuartët, është një mentalitet i vjetruar, për mos të thënë idiot. E si nuk do të ndodhte dhunë, kur pa filluar takimi nisën sharjet në kor, aq sa të vinte turp të ishe prezent në këtë ndeshje?!,