Topi pranon ftesën e Ramës: FRD nis negociatat për koalicion

455
TIRANE – Fryma e Re Demokratike e ish-presidenti Bamir Topi ka pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të nisur negociatat drejt një bashkimi të mundshëm në koalicion për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit.
“Kemi vlerësuar pozitivisht ftesën publike, që gjithsesi të imponon që të pozicionohesh. Ftesa që erdhi nga zoti Rama tre ditë më parë, për këtë arsye në vijim të një analize të gjatë dhe të thellë, FRD sot ra dakord jo për koalicion, se të hysh në koalicion ka etapat e veta dhe brenda një kohe të shkurtër, por ra dakord të pranojë ftesën e zotit Rama për të hyrë në negociata.. Negociatat nuk bëhen thjesht për interesa elektorale, nisin me parimet më të rëndësishme që janë pjesë e programit të FRD për rëndësinë që kanë aktivitetet politike për të forcuar shtetin. Është përgjegjësi politike, por edhe tregues se FRD është prezent në interesat e qytetarëve. Me shumë dinjitet do të shkojmë drejt këtyre negociatave, me qëllim për të qenë kontributor në zgjedhjet demokratike”, u shpreh Topi.
Asambleja Kombëtare e FRD certifikoi grupin negociator që do të drejtohet nga kryetari Bamir Topi, Gazmend Oketa dhe Sali Shehu. 
Sigal