48 milionë lekë deputetit Braho për shpenzimet mjekësore

429
Për të përballuar shpenzimet për kurim, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim duke i dhënë ndihmë ekonomike deputetit Spartak Braho.  Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, po kurohet jashtë vendit prej disa muajsh dhe është tërhequr nga jeta politike. Në bazë të vendimit të Qeverisë më 22 qershor, është akorduar fondi prej 48 milionë lekë të vjetra, që do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr. 147/2015 “Për buxhetin e vitit 2016” dhe në vijim të shkronjës “c”, të pikës 9, të vendimit nr. 33, datë 20.1.2016 të Këshillit të Ministrave “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2016”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të z. Spartak Braho, në masën 4 800 000 katër milionë e tetëqind mijë) lekë.
2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
3. Pagesa bëhet me paraqitjen e faturave origjinale përkatëse të institucionit të mjekimit.
4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Sigal