Vullnet Mato: Fundi fatal i njerëzve të tmerrshëm

1278
Sigal

Nga Vullnet Mato

Njerëzit e tmerrshëm, pjellë e mitrës së egoizmit, ngjizen me spermën përdhunuese të djallit të zi. Rriten në prehrin me thumba gërricës, të cinizmit, ushqehen me tërbimin e etur, për pushtet pa kufi. Si u shua jeta demoniake e Neronit të llahtarshëm, që shndërroi Romën e lashtë në shkrumb dhe hi? Si u mbulua me rrënoja, Ivan Grozni i tmerrshëm, që hëngri dhe kokën e të birit, bashkë me Rusinë? Si u burgos në ishull vetmie, Bonaparti i zhgënjyer, që gjysmën e Evropës ktheu varre për të vdekur? Në cilin bodrum piu helmin Hitleri, kryqëthyer, që e bëri qiellin e botës, të vjellë vetëm hekur? Ku plasi si dinamit zemra e Millosheviçit serbomadh, që derdhi përrenjtë e lotëve të Bosnjës e Kosovës? Në cilin tunel u fsheh si miu, Sadami mustaqemadh, që mbolli Irakun me çelikun e predhave të botës? Në ç’thellësi oqeani ushqen peshkaqenët Bin Ladeni, që zbrazi damarët e gjakut arab, me kamikazët e tij? Ku e përgatiti varrin e vet kodoshi, Kadaf koloneli, që mbolli një shkretëtirë me kufoma nëpër Libi? Si nuk po mësojnë pasardhësit e tyre të zellshëm, që kërcënojnë popujt e pavdekshëm, kurdoherë, si nuk kuptojnë, se kali i revanit të tyre të tmerrshëm, të shpie domosdo e me siguri vetëm në humnerë?..