Dhuna e deputetit bolshevik Braçe, ndaj gjyqtarit Koçi

713
Adriatik Riza Dosti

Binduni njëherë e mirë, o njerëz, që në atë vend aty, të quajtur Shqipëri ka ende plot njerëz që meritojnë dajakun e përtej dajakut. Që meritojnë atë që vetë kanë mbjellë e predikojnë. Që meritojnë të dalësh krejt prej logjike, të shpërfillësh çdo normë njerëzore e ligj e t’i rikthehesh vetëgjyqësisë, derisa t’i bësh të heshtin njëherë e mirë, këta lloj vemjesh perverse e të neveritshme që vishen e mbrohen nën petkun e Deputetit e të Gazetarit. Me pafytyrësinë më të madhe, duke shkelur çdo normë dhe etikë të shtypit të lirë, çdo parim te shenjtë e fisnik të profesionit, çdo moral njerëzor, qytetar e civilizues e duke abuzuar mjaft rëndë me fjalën e lirë dhe lirinë e fjalës, sot gazeta antishqiptare: “Tema”, hapur e pa i bëri syri ”tërr” prej askujt, në një artikull goxha të dukshëm të saj, i del hapur në mbrojtje dhunës që Deputeti-tifoz socialisto-bolshevik, Erion Braçe ushtroi ndaj gjyqtarit të takimit Partizani – Skënderbeu, Andi Koçi, duke e goditur atë pas ndeshjes me sende të forta [çakmak e shishe uji] dhe duke shfryrë e sharë ndaj tij me një fjalor tipik prej banditi e rrugaçi ekstrem… Më parë ishte gazetari i njohur sportiv Ervin Baku që i vetmi me guxim e kurajë njerëzore e profesionale denoncoi publikisht ngjarjen e rëndë e, më pas, vetë gjyqtari i dhunuar, në një intervistë të tij për “Top Chanel”, dhënë gazetarit Endi Tufa, rrëfeu me detaje gjithë atë çka ngjau… “Herën tjetër, jo vetëm me çakmak…” [duke aluduar për akte të tjera edhe më të dhunshme në futbollin shqiptar me autor politikën e politikanët bastardë të atij vendi.] Kështu shkruan paçavurja plehrane e Meros …duke e shoqëruar shkrimin e saj edhe me një intervistë tepër irituese por edhe poshtëruese, fyese, denigruese e ofenduese të ”miushit trim të PS e Rilindjes” ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit, ndaj Presidentit Duka, ndaj Sekretarit të përgjithshëm të FSHF, Shulku, ndaj gjyqtarit Koçi, por edhe ndaj gjithë gjyqtarëve të tjerë shqiptarë, ndaj komunitetit shqiptar të futbollit, por edhe ndaj asaj pjese të medias që kurdoherë ka guximin të denoncojë duart e pista e të ndyra të politikës e politikanëve mostra e bastardë të tipit Braçe me shokë…

Së pari, vetë FSHF si institucion krejtësisht sportiv e i pavarur e tërësisht apolitik, të cilës i janë cenuar rëndë imazhi, përfaqësuesi i saj zyrtar [Arbitri i dhunuar] duke marrë për bazë që ky është një rast tejet skandaloz, ku politika e politikanët përzihen hapur e direkt në akte dhune ndaj pjesës sportive, duhet t’i drejtohen me akt-padi penale Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë, duke e paditur Deputetin agresor Braçe. 

Së dyti, Duhet t’i drejtohen me një shkresë zyrtare Parlamentit shqiptar e kreut të Kuvendit ku të kërkojnë marrjen e masave ndaj këtij “trimi të dalë nga zinxhirët”, që në rastin në fjalë ka abuzuar rëndë me mandatin e Deputetit, dhënë nga populli. 

Së treti, Duhet t’i drejtohen urgjentisht me një shkresë zyrtare, shoqëruar me materialin vërtetues filmik e shkrimor edhe FIFA-s e UEFA-s, ku të vërtetojnë hapur e publikisht ndërhyrjen e rëndë e të dhunshme të politikës e politikanëve shqiptarë në futbollin shqiptar, veçmas që nga dita e kandidimit të njërit prej tyre për në postin e Presidentit të FSHF. [ B.Finos] Dhe më pas me gjithçka po ndodh mes politikës e Institucionit të pavarur sportiv shqiptar pas humbjes së tij në zgjedhjet e 7 shkurtit 2018. 

Së katërti, FSHF-së, por edhe Shoqatës së Arbitrave si dhe vetë gjyqtarit Koçi iu lind e drejta morale, por edhe ligjore t’i drejtohen me një shkresë zyrtare për ngjarjen në fjalë edhe Presidentit të Republikës, Kryeministrit të vendit dhe Ministrit të Rendit, duke kërkuar prej tyre vënien përpara përgjegjësisë ligjore të Deputetit agresor e rebel. 

Së pesti, gjithashtu organet e personat e mësipërm sportivë kanë të drejtë morale e ligjore t’i kërkojnë Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të vendit, Unionit të gazetarëve e mediave shqiptare dhe Autoritetit të mbikëqyrjes së mediave në gjuhën shqipe që ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, vënien përpara përgjegjësisë penale e ligjore të gazetës “Tema”, për përkrahje publike të dhunës, nxitje të urrejtjes, nxitje e thirrje për përshkallëzim të saj me paramendim nga ana e një organi mediatik, e një gazetari apo pronari, të cilët synojnë marrjen në mbrojtje të një Pushtetari e Ligjvënësi që shkel hapur e në mënyrë flagrante Kushtetutën e vendit, mandatin, postin e funksionin e tij shtetëror politik e publik. 

Së gjashti, gjithashtu FSHF-së i lind e drejta pa e politizuar aspak rastin në fjalë, që sipas rregullores së saj të aktivitetit t’i ndalojë qytetarit të dhunshëm, Erion Braçe hyrjen në çdo stadium të Shqipërisë, minimumi për 1 vit ose një edicion të plotë sportiv. 

Të gjitha sa thashë e shkrova më sipër nuk kanë asnjë lloj lidhje me politizimin e tejskajshëm të ngjarjes në fjalë, as me hakmarrje të FSHF-së , Dukës, Shulkut, Koçit, Bakut, “Top Chanel”-it etj., etj., ndaj Braçes, zhurmaxhi, sherrxhi, tifoz idiot e delirant që abuzon nën petkun e Deputetit, duke u bërë dhunues fizik ndaj një personi të mbrojtur po me ligj, gjatë kryerjes së detyrës së tij., por thjesht synojnë që brenda të gjitha normave e rregullave sportive, shoqërore, shtetërore, qytetare, civile, demokratike, kushtetuese e ligjore t’i tregojnë vendin kujtdo që ngre dhunshëm dorën mbi komunitetin sportiv e futbollistik shqiptar, cilido qoftë ai e çfarëdo lloj funksioni a posti mbart, i cilësdo Parti qoftë, sepse përpara Ligjit [jo të atij ligji që aprovon sot e dhunon nesër Braçja me shokë] të gjithë jemi të barabartë. Koha e Ligjit dhe Maliqit në këtë vend duhet të varroset njëherë e mirë sot, në mënyrë që nesër askush të mos guxojë të na shurdhojë çdo sabah e çdo mbrëmje duke na ulëritur në rrëzë të veshit: “Hejjjj bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë!” Ndaj Braçes e “Temës” së Meros iu duhet treguar vendi njëherë e mirë e një orë e më parë, dhe për këtë askush nuk duhet të hezitojë, pasi nesër mund ta pësojë në kurriz të tij. Nga e famshmja shprehje: “Larg bythës sime!” që ne shqiptaret kemi vuajtur aq shume, sa ja tek jemi sot dhe ja se kush na komandon, drejton e udhëheq, si edhe, ja kush janë Ligjvënësit e Deputetët tanë…!
Sigal