Si e deformoi Sorosi filozofinë e Karl Popperit

1113
Sigal

Nga Brikena Bogdo

Soros, konsiderohet ndjekësi i filozofit Karl Popper, i cili ishte për një shoqëri të hapur dhe shtete pa kufij. Por si po e implementon Soros këtë filozofi? Politikat për një shoqëri të hapur, shtete pa kufij, është neo-ideologji, apo tentative për kapje pushtetesh?
Njeriu që luajti pisët nëpër bursa, mbasi fitoi miliarda, iu vërsul botës për t’a pushtuar, por me forma shumë të sofistikuara? Mbas rënies së Murit të Berlinit, Soros depërtoi, në fillim, në Europën Lindore, me fondacione të quajtura ”shoqëri e hapur”. Por në fakt, ashtu siç luajti me bursën, duke fituar miliona dollarë brenda 24 orëve, ashtu luajti dhe me pushtetet e këtyre shteteve, të sapo dala nga një regjim diktatorial, të cilat bliheshin lehtësisht.
Si po luan George Soros edhe me Europën Perëndimore, me shtete të cilat ishin të zhvilluara dhe të fuqishme ekonomikisht? Me ndihma fondacionesh sorosiane? Jo. Pikërisht me politikën emigratore, së cilës i vesh petkun ideologjik të Karl Popperit, për një shoqëri të hapur dhe shtete pa kufij. Kjo është arsyeja që ai reagon ashpër, kur preket pikërisht kjo pikë deçisive e politikës së tij. Qeveria e re italiane po del haptas kundër politikave emigratore. Kaq ka mjaftuar, për të reaguar multimiliarderi George Soros, me lumë akuzash për financime ruse, duke e idoelogjizuar problemin.
Përse Merkel, mezi e kaloi në parlament politikën emigratore? Përse qeveria e re italiane del kundër kësaj politike. Përse po zien Parisi, përbrenda, kundër emigrantëve? Pyes një pariziene, se përse nuk reagoni. Me një fjalë të vetme, më qartëson idenë: ”Jemi në minorancë”. E pyes sërish: ”Përse nuk thërrisni policinë? ”Policia nuk vjen kurrë”- më përgjigjet. Sot, parizienët janë në minorancë ndaj emigrantëve, të cilët shkaktojnë trazira të pafund duke ngjallur frikë tek francezët, pa patur asnjë mbështetje nga rendi. Me politikën emigratore Soros po fut në krizë Europën Perëndimore, për ta dobësuar atë dhe më pas, për ta dominuar lehtësisht. Pas depërtimit në Europën Lindore, synimi i tij është Europa Perëndimore.
Nëse për Karl Popperin shoqëria ndryshon ngadalë dhe natyrshëm, si rrjedhojë e vet-kriticizmit, larg çdo imponimi të dhunshëm të pushteteve autoritariste, Soros po implementon kriza ekonomike, shkatërrime shtetesh, largime qeverish, apo individesh që prekin interesat e tij, blerje pushtetesh. Përpara parasë, (sidomos në kriza globale), çdo ideologji shpërbëhet. Historikisht, ideologjitë janë keqpërdorur, për kapjen e pushtetit dhe më pas për forcimin e pushtetit ekonomik. Ky është triniteti i pushtetit. Kjo është pikërisht ajo që kritikon filozofi Karl Popper, i cili është kundër çdo ideologjie, qoftë e majtë, apo e djathtë, e besuar verbërisht. Soros po bën, pikërsiht, të kundërtën. Po e shndërron të gjithë lëvizjen tij në ideologji, për ta shitur si një të mirë të përgjithshme, për të kapur pushtete, më pas pushtete ekonomike, për të dominuar botën.
Individët, sipas Popperit, anëtarë të një shoqërie, janë të vetmit që e dinë se çfarë është e mirë ose e keqe për ta, e përmirësojnë vetveten dhe raportin e tyre me të tjerët, nëpërmjet vet-kriticizmit, i cili nuk duhet të kufizohet nga aparate represive, apo ligje të tipit shoqëror socialist, edhe kur këto ligje, apo norma imponohen në emër të së mirës së përgjithshme. Pikërisht, në emër të së mirës së përgjithshme, po imponohen politikat emigratore.
Tashmë po qartësohet që Soros mbështet qeveritë e majta. Dhe kështu ka ndodhur historikisht. Ideologjia e majtë është hartuar nga të pasurit. Edhe sot po financohet nga një multimiliarder. Pse? Ideologjitë e majta, thjesht kanë luajtur me ndjeshmërinë e publikut, me varfërinë, me ndihmën sociale. Në fakt i kanë zhvatur ata popuj për t’i lënë edhe më shumë në skamje. Një multimiliarder që luan me ndihma fondacionesh, shoqërinë e hapur, globalizmin, hapjen e kufijve të shteteve, rregullimin e emigrantëve, është tejet i pabesueshëm.
Por, si po depërton Soros tek krerët e qeverive të Europës Perëndimore? Presidenti Francez Macron, ka punuar në një kompani, për konsulencë financiare, të quajtur ”Investment Banker at Rotshield & Cie Banque”. Është e njohur tashmë botërisht, lidhja e fshehtë midis Rotshield dhe Soros. Por lidhja Macron-Soros është zbuluar, kur janë hakeruar donatorët më të mëdhenj të Macron. Soros i ka dhuruar 2.359.100 euro në fushatën e tij presidenciale, Goldman Sachs 2.145.100 euro, Rothschild 976. 926 euro, Barak Obama 10. 654 euro. Tashmë Macron nuk mund të veprojë i pavarur nga interesat e financuesve të tij. Për analistin italian Carlo Freccio, Macron është pjesë e Riunionit të Organizmave Botërorë, që përfshin të gjithë financat dhe bankat e botës. Sipas Freccios, Macron konsiderohet si Sorosi francez. Kap në fillim pushtetin financiar, më pas blen pushtetin, median, mendimin, shoqërinë dhe gjithçka. Kapja aq e diskutuar e medias, nuk ëshët dhe aq fenomen shqiptar. Macron konsiderohet i mbrojur nga mediat. Arsyeja është se, bankat janë sponzorët kryesorë të mediave. Çfarë është Soros në Amerikë, është Macron në Francë. Sllogani i Macron ”En Marche”, është njësoj si Global Foundation, në Amerikë, financuar nga Soros.
Macron e nisi jetën politike si socialist i mbështetut nga Segalene Royal (kandidatja franceze socialiste ne vitin 2007). Një socialist që mbështetet sot nga bankierët. Një Soros multimiliarder, që mbështet partitë e majta, ku e kanë pikën e takimit? Kjo qartëson idenë që Soros, realisht, nuk ka asnjë lidhje me ideologjinë e majtë, apo të djathtë.
Këshilltari i Merkel, që ka nxitur edhe politikën e pranimit të emigrantëve, ishte sorosian. Merkel i kaloi vendimet në parlament, duke marrë me vete edhe koston e protestave në Gjermani, kundër politikave emigratore.
Por, pyetja më enigmatike mbetet përse Putin është sot njeriu më i sulmuar nga George Soros? Putin anti-sorosian, apo Soros anti-Putin? Në kohën e ish-presidentin rus Boris Jelltzin u bënë privatizime të rëndësishme, me kosto të larta financiare. Por, me ardhjen e Putin shumë oligarkë u futën nëpër burgje, të akuzuar për korrupsion në privatizime, duke përfituar shuma marramendëse. Me ardhjen në pushtetin e tejzgjatur të Putinit, në Rusi, askush nuk depërton. Me sa duket iu pre edhe Sorosit rruga për të depërtuar në Rusi, me ndihma e privatizime. Këtu zbehet ideologjia, por edhe bamirësia sorosiane. Kur u hakerua Macron, për donatorët e tij ai reagoi menjëherë, duke akuzuar Putinin. Po në mbrojtje të kësaj teze reaguan edhe dy zyrtarë amerikanë, sekretari i shtypit dhe drejtori i fushatës së Hillary Clinton, duke deklaruar në Tëitter: Putini po i shpall luftë demokracisë. Por lufta me Rusinë dhe Putinin, nuk tingëllon dhe aq demagogjike, paçka se shitet, si e tillë.
Vepra “Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj” e Karl Popperit, analizon kontributet e Platonit, Hegelit dhe Marksit, në formësimin e shoqërive anti-racionale dhe tribale, “shoqërive të mbyllura”. Për Popperin, shoqëria e mbyllur është e dominuar nga një mungesë kriticizmi dhe nga ide të rrënjosura që nuk konsiderohen si norma shoqërore, por si ‘tabu’ të pakundërshtueshme. Po ashtu, shoqëria e mbyllur është e dominuar nga kolektivizmi që e nënshtronte individin, ndaj grupit. Në veprat e tij Karl Popper shpie edhe më tej ilustrimin e konceptit të racionalizmit kritik, i cili kundërshton racionalizmin autoritarist që mbahej nga shumë filozofë pararendës, të cilët i jepnin një peshë të madhe justifikimit. Karl Popperi shkon kundër idesë së justifikacionizmit, duke argumentuar se çdo akt i tillë shpie një regres dhe përfundon një një çështje “feje”, në kuptimin e një besimi që mbahet pa arsye dhe që është i pakritikueshëm.
Një filozofi e tillë, nuk lejon që filozofi Karl Popper të mund të vendoset, diku në aksin e majtë, e të djathtë. Teoria përtej së majtës dhe së djathtës ishte me sa duket e huazuar nga Karl Popper, por që degradoi në një autoritarizëm tipik feudal të pazhvilluar.
Filozofia e Popperit shpreh, se nuk ka asnjë metodë që të mund të prodhojë ligje shoqërore perfekte (utopike), norma apo veprime qeveritare. Sipas Popperit, individët anëtarë të një shoqërie, do të jenë gjithnjë në një situatë jo-perfekte dhe përmirësimi mund të vijë vetëm nga ndryshimi i ngadaltë, vullnetar dhe i pasforcuar nga organizma autoritare, socialiste, apo kolektiviste.
Si po deformohet pikërisht ky qëndrim shume i rendesishem ndaj individit dhe shoqërisë e Karl Popperit? Politika për një shoqëri të hapur globaliste, dhe pikërisht lëvizja e lirë emigratore, po shndërrohet në një nga politikat më represive të Europës Perëndimore. Parisi sot po zien, pikërisht nga këto politika imponuese të qeverisë, në emër të një të mire të përgjithshme, pranimit të emigrantëve (politika dominante e Sorosit). Politika e imponuar e hapjes së dyerve të Europës ndaj emigrantëve është thelbi i të gjithë politikës së Sorosit, (për të cilën ai sot është më i kritikuari, pasi po shkatërohet pikërisht demografia e Europës). Sot Parisi eshte në krizë identiteti.
Shkatërrim rendi (forcat policore krejt të paralizuar), figura e policit e shkatërruar totalisht. Ky është shkatërrimi i shteteve, (identitet, rend), gjithmonë në emër të globalizmit. Masonët sot po deformojnë një filozofi, atë të një shoqërie të hapur, në interes të tyre, për një dominim botëror, me në krye Soros.
Nëse në regjimet diktatoriale, populli ishte thjesht nje skllav i bindur, sot në keto regjime autoritariste, populli është një skllav i blerë. Soros, që po depërton ne vendet e Europës Lindore dhe Perëndimore me shoqeritë e hapura nuk po shohim të punojë, për të depërtuar kriticizmin, por përkundrazi po ndihmon ngritjen e disa figurave që në gjenezë autoritariste. Kjo tregon tendencën e Sorosit, që të përdorë nga teoria e Karl Popperit, vetëm atë pjesë që i intereson atij, hapjen e kufijve në interes të dominimit globalist, fuqizimit të figurës së tij dhe kapjes se pushteteve.