Panariti: Çfarë ndodh me deficitin tregtar të Shqipërisë në Shengen Ballkanik?

1141
Sigal

Nga Edmond Panariti

Çfarë ndodh me deficitin tregtar të Shqipërisë në Shengen Ballkanik? ….
Është shumë “frymëzuese” dhe populiste të shpallesh përfitimet dhe përparësitë nga krijimi i hapësirave të përbashkëta pa kufi, pengesa, tarifa e taksa midis vendeve të një rajoni. Kjo mbi të gjitha, mund të shitet edhe shumë lehte politikisht! Bashkim, vëllazërim mes kombeve, le të hedhim pas të shkuarën dhe të shohim para! E kush nuk e pëlqen këtë lloj fryme dhe frymëzimi.. Por kjo është si të futesh në një kampionat me rregulla të njësuara, ku kundërshtari që pa filluar loja është dhjetë pikë para teje…Serbia, ndodhet pikërisht në këtë pozicion në raport me ne, pra dhjete hapa para dhe po kështu Maqedonia. Ne kemi deficit tregtar me Serbinë prej 120 milion euro, i cili së paku do të dyfishohet nën regjimin e ri federativ. Por përtej entuziazmit ka një anë të errët! Është Ekonomia! Për këtë arsye, presidenti Trump e ktheu në qendër të politikave tregtare të tij, zbutjen e deficitit tregtar me Kinën dhe shumë vende dhe nuk u impresionua aspak nga “patetizmi” i hapësirave pa rend e pa kufi, por kërkoi dhe imponoi vendosjen e ekuilibrave në tregti, me regjime tarifore dhe fiskale balancuese.. Dhe rezultatet u shfaqën! Ekonomia Amerikane po lulëzon dhe papunësia është në minimume historike.. Po ne si i kemi bërë llogaritë? Apo do të ngrohemi nga zjarri i bashkim vëllazërimit “Bratsko jedinstvo”.