Kastriot Myftaraj/ Endri Fuga, misteret e shefit të kabinetit sekret të Qeverisë Shqiptare

759

     Unë jam i vetëdijshëm se fakti që do të tregoj në fillim të këtij artikulli do t’ u ngjajë lexuesve si krejt i pabesueshëm, prandaj, për t’ i bindur lexuesit për vërtetësinë e faktit, unë kam zgjedhur që ta rrëfej atë, duke treguar sesi erdha unë në dijeni të këtij fakti. Në vitin 2008, me një bashkëpunim midis dy kanaleve televizive të Gjermanisë dhe Austrisë dhe me financimin e Bashkimit Europian, u bë një film dokumentar serial me dhjetë pjesë, me titull “Kthimi në Europë”. Filmi kishte nga një pjesë për çdonjërin nga dhjetë vende të Europës Juglindore, ndër të cilët edhe Shqipëria. Episodi për Shqipërinë kishte titullin “Rilindja Shqiptare”, me skenar të shkruar nga ESI (European Stability Initiative) një OJF ndërkombëtare europiane. Një nga “rilindasit” shqiptarë që paraqitet në film është Endri Fuga, për të cilin thuhet: “Gjatë krizës së refugjatëve të Kosovës Endri u ofrua si vullnetar për Kryqin e Kuq Shqiptar dhe Këshillin Rinor Shqiptar”. Endri Fuga, i cili në mars 1999 nuk i kishte mbushur ende 18 vjeç (ai ka lindur në 11 nëntor 1981), duke u ofruar si vullnetar  bëri atë që bënë shumë bashkëmoshatarë të tij.

      Por ndërsa bashkëmoshatarëve të tij të ofruar si vullnetarë iu dhanë detyra të thjeshta në kampet e refugjatëve, si të ndihmonin për ngritjen e çadrave, shpërndarjen e ushqimeve dhe të sendeve të tjera, pastrimin e mjedisit etj., Endri Fuga u gjykua si i aftë për të qenë drejtues i rangut të lartë. Ja se si e përshkruan vetë Endri detyrën që iu dha, duke folur në filmin “Rilindja Shqiptare”: “Në atë kohë unë isha duke drejtuar operacionet për hapjen e kampit pritës më të madh në Tiranë. Unë kujtoj ditën kur mijëra shqiptarë ishin duke ardhur nga Kukësi dhe ne së pari i pritëm ata në Pallatin e Sportit dhe pastaj ne i morëm ata në çadrat e kampit. Unë kujtoj fytyrat e njerëzve të cilët qenë të frikësuar por mirënjohës, kishin humbur gjithçka por tani mund të ndjeheshin të sigurt. Dhe pastaj unë kujtoj ditën kur ata lanë kampin për t’ u kthyer në Kosovë”. (Fjalët e mësipërme të Endrit mund t’ i lexoni edhe në tekstin e skriptit të filmit “Rilindja Shqiptare” që gjendet në faqen e parlamentit europian:

http://www.europarl.europa.eu/meetdocs/2004_2009/documents/dv/dsee_20080618_03_/DSEE_20080618_03_en.pdf)

      Si është e mundur që kjo detyrë me përgjegjësi të lartë, që kishte të bënte me jetën e mijëra e mijëra njerëzve, të ndodhur në një situatë emergjence të rëndë, i besohej një teenager-i cili në mars 1999 ishte vetëm 17 vjeç e katër muaj? Në mars 1999 Endri Fuga ishte ende maturant. Në Shqipëri në 1999 kishte shumë njerëz të aftë për ta kryer detyrën që iu besua Endri Fugës? Atëherë përse nuk u ngarkuan ata me këtë detyrë, por ajo iu besua këtij adoleshenti? Historia botërore na rrëfen për shumë raste të çuditshme kur talenti që zotëron një njeri zbulohet, falë situatave të caktuara në të cilat gjendet ai, qëkurse ky njeri është një adoleshent apo teenager, siç quhet në anglisht, është zbuluar në situata të caktuara. Endri Fuga e meriton që të konsiderohet si rast që duhet studiuar nga çdo studiues serioz i dukurive të tilla. Madje ndoshta si rasti më i çuditshëm. Talenti i Endri Fugës, ashtu si ai i gjenive të mëdhenj botërorë, u zbulua në një skenë të rangut botëror, që në rastin e Endrit ishte dyndja e madhe e shqiptarëve të Kosovës, të dëbuar prej serbëve në pranverën e vitit 1999. Nëse dikush do të më kishte treguar në mars të vitit 1999 atë që Endri Fuga rrëfeu me gojën e tij për veten, nëntë vite më pas, unë do ta kisha marrë për një sajesë, ose për një anekdotë. Një rast i ngjashëm me atë të Endri Fugës është ndoshta vetëm ai i Licio Gelli, shefit të llozhës masonike italiane P 2, i cili në qytetin e tij në Pistoia u ngarkua me detyrën e shefit të GUF (Rinia Universitare Fashiste), në një kohë që nuk kishte ende veçse diplomën e shkollës së mesme. Dhe në fakt Endri Fuga dhe Licio Gelli u përkisnin linjave të ngjashme.

      Është interesante se në atë kohë të njëjtën aventurë si Endri e ka pasur dhe miku i tij, Erion Veliaj, i cili e përshkruan kështu këtë histori në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, në 2008, pra në kohën kur kjo gazetë ishte plotësisht në anënë e Edi Ramës dhe Erion Veliajt: “Qe viti 1999, kur kriza kosovare kish arritur kulmin dhe nëna, e cila po ndihmonte çdo ditë me refugjatët në Tiranë, po më luste të kthehesha të ndihmoja në Shqipëri më mirë. Një organizatë në Michigan (International Aid Inc.) po rekrutonte staf për të menaxhuar kampet e saj të refugjateve. Fillimisht nuk më pranuan, isha vetëm 18 vjeç e pa përvojë, ndërkohë që kërkonin dikë minimalisht 35, me Master e të paktën një dekadë punë në terren. Por duhet të kenë qenë shumë të dëshpëruar për të nisur dikë, sepse pas 24 orësh më takuan, kësaj herë me një biletë njëdrejtimëshe për Tirane. Në fund të 24 orëve të tjera e gjeta veten në Peshkopi për të bërë punën më të vështirë që kisha bërë gjer atëherë, menaxhimi i këtij super-operacioni qe shumë më i komplikuar se çdo gjë tjetër që kisha bërë më parë. Na duhej të përballeshim me njerëz të sëmurë, të humbur, të plagosur apo dhe disa që mbyllën jetën aty ato ditë. E gjithë ajo kohë më duket një ëndërr shumë e largët. Sot që jam i kthjellët e kuptoj që i hyra një aventure, por që fatmirësisht qe e suksesshme”. (“Gazeta Shqiptare”, 25 mars 2008, f. 20)

      Nuk është e vështirë që të kuptohet se Erion Veliaj këtu gënjen trashë. Organizata amerikane që donte të ndihmonte për përballimin e krizës humanitare të të dëbuarve nga Kosova në Shqipëri, mund të kishte gjetur bashkëpunëtorë shqiptarë kur të vinte në Shqipëri dhe nuk kishte pse t’ i kërkonte që në SHBA. Operacionet për përballimin e krizës humanitare në Shqipëri, në pranverën e vitit 1999 drejtoheshin bashkërisht nga ndërkombëtarët e ardhur në atë kohë në Shqipëri dhe nga qeveria shqiptare. Emri i Endri Fugës u propozua njëkohësisht në të dy këto linja si përsoni që duhet të merrte detyrën për të cilën ai ka folur më lart. Në linjën ndërkombëtare emri i Endri Fugës u propozua falë ndërhyrjes së Soros. Në linjën qeveritare shqiptare emri i Endri Fugës u propozua nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të kohës, Edi Rama, një tjetër njeri i afërt i Sorosit në Shqipëri. Çfarë e lidhte adoleshentin Endri Fuga me Sorosin dhe Edi Ramën? E vërteta është se që në atë kohë Endri Fuga ishte ndër njerëzit të cilët trajtoheshin në mënyrë të privilegjuar nga Fondacioni “Soros” në Tiranë. Endri Fuga ka qenë në shkollën e mesme “Sami Frashëri”, ku ka bashkëpunuar ngushtë për projektet e Sorosit me Erion Veliajn, i cili ishte nxënës në këtë shkollë, një vit më lart se Endri. Si Erioni, ashtu dhe Endri, në jetëshkrimet evazive që kanë paraqitur kanë shënuar se kanë qenë pjesë e skuadrës fituese të shkollës “Sami Frashëri” në një konkurs mbi debatin që u zhvillua mes shkollave të mesme të vendit, por pa dhënë hollësi të mëtejshme. Në të vërtetë bëhej fjalë për një konkurs debati të organizuar dhe financuar nga Fondacioni “Soros” me nxënësit e shkollave të mesme të gjithë Shqipërisë, në vitin 1998, për çështjen e legalizimit të drogave të lehta. Shkollat e mesme duhet të formonin skuadra debati prej tre vetësh (si celulat e dikurshme ilegale komuniste), të cilat do të ballafaqoheshin deri në finale me një sistem eliminimi. Skuadra e gjimnazit “Sami Frashëri” e drejtuar nga Erion Veliaj, në krah të të cilit ishte dhe Endri Fuga doli në finale ku u ballafaqua me skuadrën e një shkolle të mesme të Shkodrës. Në finalen e konkursit, sipas skenarit të parapërgatitur, skuadra ku bënte pjesë Endri Fuga mbronte tezën e legalizimit të drogave të lehta, ndërsa skuadra shkodrane e kundërshtonte atë. Juria e konkursit përbëhej nga njerëz të Fondacionit “Soros”. Pjesëmarrja, siç bëri Endri Fuga në një konkurs-debat për çështjen e legalizimit të drogës, të organizuar dhe arbitruar nga Fondacioni “Soros”, ku të ka rënë për pjesë mbrojtja e tezës së legalizimit të drogës, është e njëjtë sikur të marrësh pjesë një një konkurs-debat për çështjen e ferexheve të organizuar nga Al-Qaeda. George Soros është kampion i legalizimit të drogës, jo vetëm të lehtë, dhe këtë çështje e ka bërë një nga angazhimet kryesore të tij. Kështu që i gjithë debati ishte një hipokrizi dhe synimi i tij ishte që t’ i shërbente Sorosit për të shtuar edhe Shqipërinë në listën e vendeve ku rinia do legalizimin e drogës. Kuptohet se fitorja e skuadrës së Endrit në debat ishte e paracaktuar. Tezat e përdorura nga Endri dhe shokët e tij në debat qenë ato që Soros ka elaboruar në librat dhe fjalimet e tij ku flet për çështjen e legalizimit të drogës. Kjo fitore e parë e Endrit, së bashku me Erionin është sinjifikative për të kuptuar karrierën e Endrit si një puppet on a string e George Soros në Shqipëri.

      Me këtë rekord, të fituesit të konkursit të debatit mes gjimnazistëve për legalizimin e drogës Endri Fuga mori detyrën e tij të lartë në krizën humanitare të pranverës së vitit 1999. Në të vërtetë, ata që e ngarkuan Endrin me një detyrë me përgjegjësi të madhe në krizën humanitare të vitit 1999 e bënë këtë gjë që të vjedhin nëpërmjet firmës së këtij teenageri lumin e parave që vinte nga bota për të përballuar krizën humanitare të refugjatëve nga Kosova. Natyrisht se edhe vetë Endri nuk mbeti pa përfituar. Kështu, në pranverën e vitit 1999, Endri Fuga, ende pa mbaruar shkollën e mesme, ishte fabrikuar tashmë si një aktivist civil i shquar, të cilin e priste një e ardhme e madhe. Padyshim që Endri ishte një krijesë e Sorosit, por përse Soros kishte investuar tek ky teenager? Soros, që në fillim të veprimtarisë së tij në Shqipëri kishte një agjendë për mbështetjen e njerëzve me origjinë kriptoçifute në Shqipëri. Këta ishin çifutë të cilët kishin ardhur në Shqipëri në kohën otomane, pasiqë ishin dëbuar nga Spanja në fund të shekullit XV dhe nga Mbretëria e Napolit, në fillim të shekullit XVIII, pasiqë këtë e kishin marrë spanjollët. Një pjesë e këtyre çifutëve, ndryshuan religjionin dhe u bënë muslimanë ose të krishterë ortodoksë, për të fituar privilegje brenda sistemit otoman. Si muslimanë ata fituan të drejtën për të marrë poste shtetërore, ndërsa si të krishterë ortodoksë fitonin të drejtën për të bërë tregtinë midis Perandorisë Otomane dhe Perëndimit. Si çifutë ata kishin vështirësi për ta bërë këtë, për shkak të frymës së antisemitizmit që sundonte në Europë, ndërsa si shtetas otomanë, të krishterë ortodoksë, kishin mundësi për ta bërë këtë gjë. (Çifutët otomanë parapëlqyen fenë e krishterë ortodokse për t’ u konvertuar dhe jo atë katolike, për shkak se katolikëve nuk u ishte akorduar nga shteti otoman një status i privilegjuar siç u ishte dhënë të krishterëve ortodoksë). Por këta çifutë fekthyer vazhduan ta ruajnë fenë e tyre të parë dhe ta ushtrojnë në fshehtësi, duke mbetur kriptoçifutë.

      Familja me mbiemrin e çuditshëm “Fuga” është një nga familjet çifute që erdhën në Shqipëri në kohën otomane nga Mbretëria e Napolit. Familja u vendos në Berat, ku kishte një komunitet të rëndësishëm çifut. Mbiemri “Fuga” të bën përshtypje. Ai është një version mesdhetar, një tjetërsim mesdhetar i mbiemrit të famshëm çifut Fugger, që ishte mbiemri i familjes së famshme të bankierëve çifutë gjermanë të Mesjetës, të cilët qenë huadhënësit e mbretërve dhe perandorëve europianë. Familja e Endri Fugës kishte lidhje fisnore me Enver Hoxhën. Gjyshja e Endri Fugës nga babai, Shpresa, ishte kushërirë e dytë e Enver Hoxhës. I ati i Shpresës, avokat Rasim Hoxha ishte kushëri i parë i të atit të Enver Hoxhës, Halilit. Enver Hoxha, në librin “Vite të Vegjëlisë” flet për familjen e gjyshes së Endri Fugës: Në Fier, duke punuar, për herë të parë fitova disa lekë, pikërisht 25. Ja si i fitova: Atje ishte avokat Rasim Hoxha, nga soji ynë, babai i Shpresës dhe i Muhametit. Muhameti ishte më i madh nga unë, ai mësonte në Francë. Si Rasimi dhe djemtë ishin fodullë. Vetëm Shpresa nuk ngjau fare me ta. Ajo doli partizane, u bë komuniste e mirë, luftoi me kurajë edhe kundër pjestarëve të familjes, të cilët nuk qenë me ne. (Enver Hoxha, “Vite të vegjëlisë”, Shtëpia botuese “8 nëntori”, Tiranë 1983, f. 212).

Vijon nesër