Jorgji Çapo/ Ismail Kadare, shumë i lodhur?!

711
Sigal

Shkrimtari i madh (bile shumë, shumë i madh) Ismail Kadare është shumë i lodhur. Me shumë të drejtë është veçuar nga shkrimtarët e tjerë, për mendjen e tij të ndritur dhe penën e hollë. Nuk mund të quhej ndryshe ky farë burri që shërbeu për dekada të tëra në sistemin komunistë. Për meritat e tij të veçanta, PPSH, e mbajti shumë afër duke e stimuluar me grada dhe lavdërime të shumta në të gjitha drejtimet (shkrimtar shumë, shumë i madh). Në mbledhjen e 81 Partive Komuniste të botës në Moskë në vitin 1960, Kadareja shoqëronte delegacionin e PPSH që udhëhiqej nga i madhi Enver Hoxha. Të merrje pjesë në këto mbledhje ishte një nder i madh, prandaj dhe PPSH dhe kolegët e tij e quanin “shkrimtarin e madh”, sepse e meritonte. Në vitet 1958-1962 unë isha duke kryer shërbimin ushtarak në Flotën Luftarake Detare në Vlorë, me detyrë shifrant në sallën operative të Komandës së FLD. Për fat të mirë isha anëtar i Partisë Punës Shqipërisë, pranuar nga Komiteti i Partisë, Kombinatit naftës para se të mobilizohesh ushtar dhe isha shumë i informuar për të gjitha problemet. Mbas mbledhjes së 81 Partive Komuniste në Moskë në vitin 1960, Ismail Kadare shkroi romanin “Dimri i vetmisë së madhe”. Kur u botua romani “Dimri i vetmisë së madhe” unë isha instruktori i bashkimeve profesionale në rajonin e naftës Patos-Marinëz. Ky roman u pritë shumë mirë nga baza, sidomos nga kuadrot dhe punonjësit e naftës. Nisur nga kërkesat e shumta të punonjësve të naftës, organizuam një takim me shkrimtarin e madh Ismail Kadare në një nga sallat e Pallatit të Kulturës “Mustafa Matohiti” në Patos. Mbasi foli “shkrimtari i madh” për romanin, i cili u dëgjua me vëmendje nga të pranishmit në sallë, filluan pyetjet nga salla dhe përgjigjet nga autori. Në sallë, mos gabohem ishin rreth 500 veta, nga të cilët 70%-80% ishin me arsim të mesëm e të lartë (dominonte arsimi i lartë).Fillimisht sqarimi i pyetjeve ishte normal, por sa vinte shtoheshin pyetjet, Kadareja filloi të nervozohej dhe ashtu disa pyetje u sqaruan mirë dhe disa jo. Nga salla pati mjaft vërejtje dhe kritika, sidomos për titullin e romanit “Dimri i vetmisë së madhe”. Partia e Punës së Shqipërisë, në mbledhjen e 81 Partive në Moskë  në vitin 1960 nuk ishte e vetme. Ajo u mbështet dhe u përkrah nga shumë Parti marksiste-leniniste në mbarë botën për guximin që tregoi duke dal ën opozitë me tezat revizioniste të Nikita Hrushovit dhe u mbështet nga mjaftë Parti marksiste-leniniste edhe në Europë. Mbas shumë që ju bë këtij romani, Kadareja e ribotoi duke e quajtur “Dimri i madh”. Në këtë kohë Ismail Kadare u vlerësua shumë si nga nomenklatura e lartë ashtu dhe nga kolegët e tij si njeri me mendje të ndritur, i guximshëm dhe me penë të hollë. Ai arriti të zgjidhet dhe N/kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë. E meritonte. Mbas të gjithave këtyre vlerësimeve atij ju rrit shumë mendja, them shumë se pak kapadai dhe mendjemadh ka qenë edhe më parë. Mbas vdekjes së Enver Hoxhës, Ismail Kadare filloi të lëkundej derisa një ditë të bukur ai arratiset dhe shkon në Francë, ku kërkoi dhe Azil Politik. Ai nuk u qëndroi besnik, Partisë që e ngriti shumë lartë, kolegëve që e vlerësonin shumë dhe lexuesve të shumtë në të gjithë vendin dhe më gjerë.

   Duke lexuar gazetën “Telegraf” datë 11 tetor 2013 më tërhoqi vëmendjen një shkrim “Zhgënjehet Kadare në Stokholm. Shkëlqen Dritëro Agolli në Itali”. Për të 28-ën herë i mohohet Kadaresë çmimi “Nobel”, i cili shoqërohet me një shpërblim prej 1.2 milionë dollar. Gjithë këto kërkesa dhe ai nuk arrin të marrë klasën. Pse të ketë ndodhur vallë me këtë gazetar të madh, se edhe bota e ka vlerësuar shumë lartë. “Padrejtësi”. Në komisionin e vlerësimit të çmimit “Nobel” ka pasur dhe padrejtësi. Ky komision nuk ka nderuar me këtë çmim shumë figura të tjera kyçe, Tolstoit nuk ia kanë dhënë këtë çmim duke e skualifikuar si pesimist. Atëherë dhe Kadarea është s’kualifikua 28 herë (oh sa shumë) si duket e kanë quajtur frikacak. Pse jo, ai ka qenë frikacak. Si shpjegohet që një gazetar i madh siç e kanë quajtur Kadaren dhe me gjithë ato vlerësime që i ka bërë Partia e Punës, të trembet kaq shumë sa arratiset para se të vinte pluralizmi në Shqipëri. mbase ka pasur edhe të drejtë, se ishte e vështirë të përballej me sistemin e ri demokratik që u vendos në vitin 1990 në Shqipëri. Mendimi im i palëkundur është se Kadareja është trembur shumë prandaj ja mbathi nga sytë këmbët. Ka pasur shumë si Kadareja, që ja mbathën para kohe, por ky farë burri me gjithë këto merita nuk duhej t’ja lejonte vetes. Me penën e hollë dhe mendjen e ndritur ai duhej t’i përshtatej dhe më vonë t’i shërbente sistemit të ri. Komisioni ka pasur të drejtë. Është frikacak. Unë që po ju shkruaj këtë artikull, kam punuar mbi 20 vjet si instruktor statuti, në Komitetin e Partisë së rajonit të naftës Patos-Marinëz dhe në komitetin e Partisë rrethit Fier. Kohë e gjatë. Nga gjithë kjo kohë kam nxjerrë konkluzione se pluralizmin politik kishte vite që po e përgatiste vetë PPSH. Partia Komuniste Shqiptare u krijua me 200 Petrita. “Komunist. O lule”. Ajo udhëhoqi popullin në luftë dhe fitoi, udhëhoqi ndërtimin e socializmit dhe arriti disa fitore që vështirë, me logjik të ftohtë se mohohen. Por gjithë kjo bëhej nën udhëheqjen e komunistëve me cilësi të lartë, jo anëtarë të PPSH. Pati dhe gabime.

   Mbas vitit 1975 pranimet në parti nuk bëheshin me cilësi, kërkoheshin të pranoheshin sa më shumë anëtarë partie, për të mbuluar të gjithë sektorët e prodhimit dhe administratat. Rrethi i Fierit, deri në vitin 1990 numëronte rreth 14-15 mijë anëtarë e kandidat partie. Ky numër i madh i anëtarëve të Partisë, me sistemin e ri e gjetën veten brenda të gjithë Partive që u krijuan mbas pluralizmit.  Nuk besoj se ka ndonjë nga Partitë Shqiptare që u krijuan mbas ndërrimit të sistemit që të mos ketë në përbërjen e tyre anëtarë të PPSH. Shqipëria kritikohet se është shumë mbrapa vendeve të Europës dhe Ballkanit. Por e kanë gabim se, besoj që zëmë vendin e parë në botë për sa i përket numrit të Partive. Vërtet ndenjëm mbi 40 vjet mono-parti, por tani jemi shumë përpara. Hajde, hajde.

   Partitë mëma-krijuan (lindën)shumë parti bija. Shembullin e dha e para PSD, e Skënder Gjinushit. Nuk vonoi shumë dhe u nda Paskal Milo, duke krijuar PDS. Vendin e dytë e zuri PD me krijimin e 4-5 partive, nuk qëndroi pas as PS, me 4-5 parti bija.  O popull fukara, këta e kanë zgjidhur hallin e tyre, sepse kur zihen brenda partisë mëmë krijojnë familje më vete se “mendojnë” për popullin që merr bukë me lista. Ku po na çojnë këta hajdutë. Fajin e kemi vetëm. Si mund të rriten pagat e ulëta dhe pensionet kur …

1.Të gjitha këto parti financohen nga shteti

2.Thonë se është thelluar gropa e buxhetit

3.Të vjen keq kur në trotuaret e qytetit shikon djem të rritur, rrinë nëpër tavolinat e bareve para shisheve të ujit dhe të dhallës (2-3 veta) me ujë shishe.

Zotërinj pushtetarë: Nuk mbushet gropa e madhe (o sa e madhe) me lopata, me pagat e pensionistëve. Ato lloj gropa mbushen me buldozer, me pagat e kuadrove dhe të bizneseve. Filloni nga komuna deri te Presidenti, nga një xhep me para, se shumë lart po i paguani. Pse nuk mendoni për fukarenjtë. Kryeministri Rama, besoj se do të bëjë ndonjë rregullim po deshi?! Megjithëse, e ka shtruar shumë qeverinë. Ta provojmë edhe këtë, thonë këtej nga Myzeqeja. E drejtë. Kemi 23 vjet pluralizëm dhe deri tani nuk ka dalë ndonjë timonier i zoti për ta drejtuar këtë anije me kallam prej dërrase (pjesa nën ujë). Zoti Rama nuk e ke të lehtë, por ekuipazhin përgatite mirë se prognoza parashikon stuhi dhe dallgë.

   Mbas pluralizmit, midis dhjetëra e dhjetëra partive u krijuan edhe 2 apo 3 “Parti Komuniste” që nuk e duket as nami as nishani (janë shumë të përçara). Të gjithë mendojnë si do të bashkëjetojnë në këtë sistem të zhytur në korrupsion. Të gjitha partitë e krijuara gjatë kësaj periudhe ngjajnë me linjat e reja të sistemit socialist. Por ato krijonin vende pune dhe i vinin në ndihmë ekonomisë. Paga marramendje, fitime kolosale për të zgjedhurit, bile në disa raste kalojnë edhe vendet perëndimore. Kërkojmë të vemi në Europë. Këta sojli, kanë vajtur me kohë në këtë Europë dhe tani po kthehen që andej, për të na mbushur mendjen ne popullit fukara. E ç’duam në Europë? Kjo Europë na ka përçarë, na ka copëtuar dhe tani na vënë kushte të forta për të mos na pranuar. Ato që na kërkojnë neve, nuk i plotësojnë edhe vetë disa shtete që aderojnë me vite në këtë Europën “Plakë”. Të gjithë pushtetarët tanë, ato që ikën dhe ata që erdhën, për çdo gjë i referohen të zgjedhurve të Europës dhe Amerikës?! Po këta çfarë do të bëjnë vetë. Çfarë kërkon një farë Toni Bler (i blerë) nga Anglia për të “ndihmuar” qeverinë tonë. Ata nuk janë më të mençur nga këta tanët. Toni Bler, ka qenë Kryeministër i Anglisë dhe i suksesshëm në vendin e tij. Ju hap barku për neve shqiptarët. Ai të ua sjell floririn e grabitur nga neve, po qe burrë i mençur, jo të na tregojë përralla. Për përralla jemi vetë neve dhe nuk na e kalon askush.