Enver Cakaj: Epopeja e Ballit Kombëtar, më aktuale se kurrë

700
Sigal

 Ca banditë e
kusarë, Shqipërisë i vunë zjarrë!

Nuk e kemi fjalën për ballistët e
rinj,
  as për ata ballistë të
vjetër,
  që para vitit 1942 luftuan për
Shqipërinë.
  Por unë do t’i cik një çikë
edhe të rinjtë, sepse po ikin në gjurmët e barbarëve të Ballit të vjetër duke
mbrojtur krimet e tyre. Madje hedhin edhe ofendime kundër atyre që kritikojnë
barbarizmat e tyre. Nuk jemi kundër bindjeve të tyre, por
  nderimeve që u bëjnë ballistëve të vjetër
barbarë. Të mburresh, se ke vrarë disa djem partizanë, që luftonin për çlirimin
e vendit, është më shumë se marrëzi. Bëmat
 
e tyre barbare kanë çuditur edhe gazetën “Dielli” të Bostonit në
Amerikë, e cila në shkrimin me titull: “Dy fjalë për ballistët”, në numrin e
saj 5767,
  të datës 26 mars 1943,
shkruante shumë ashpër: “Ballistët tanë kanë vdekur moralisht dhe nuk mund të
ngjallen më…por mend vranë Shqipërinë, të cilët e nxinë përpara botës si pro
italianë e pro gjermanë. Ballistët tanë ranë si shahitë të luftës fashiste…Mos
u varni torbën, po u tregoni vendin. Dhe vendi i tyre është në varret e fashizmës.”
Ne nuk duam të përmendet emri i vdekjes dhe varrit për të gjithë ata që janë
shqiptarë, por çuditërisht këtë e gjejmë si mburrje në deklaratat e ballistëve
të vjetër.

          Në një komunikatë të jashtëzakonshme
të Komandës Kombëtare të Ballit në Elbasan, deklarohet: “Në datën 21 dhjetor u
pushkatuan prej kësaj komande, i quajturi Met Hysen nga katundi Muriqan për
arsye: I naltpërmenduri disa ditë më parë pranoi në shtëpinë e tij të birin e
M. Pezës me 16 partizanë të Partisë terroriste, të cilët kishin shpëtue nga
lufta e Polisit. Por ky kriminel nuk mjaftoi me kaq, por i përcolli duke u
treguar rrugën. Të gjitha këto i pohoi popullata e katundit dhe vetë krimineli.
Në dtën 5 dhjetor 1943 u pushkatua xhandari Jonuz Sharra nga Polisi për arsye
se akuzoi dy vetë, të  quajturit Qamil
Disha dhe Shaban Plaku, si vrasës të një personi për hakmarrje personale. Të
parit me qëllim t’i merrte gruan e të dytit si vëlla i gruas së të parit. Këtë
faj e pohoj edhe vetë krimineli Jonuz Sharra. Të dy të naltpërmendurit u lanë
të lirë tue shpëtu jeta, kurse krimineli u pushkatua. Gëzim Meta nga katundi
Baltëz, u pushkatua për arsye se, ka përcjellë në drejtim të paditur tre
komandantë përgjegjës të Brigadës së dytë të Partisë terroriste. I akuzuemi e
pohoi vetë se i kishte përcjellë  këta të
tre kriminelë, por refuzoi drejtimin dhe fshehjen e tyre. Në datën 25 dhjetor
1943 u pushkatuan nga kjo komandë të quajturit Haxhire Myzyri dhe Avdyl Myzyri
nga Elbasani. Të naltpërmendurit u akuzuan për pjesëmarrjen në Këshillin Ekzekutiv
të Partisë terroriste, veç kësaj, që të dy të përmendurit edhe tash si
pjesëtarë të skuadrës terroriste përpiqeshin 
të bënin krime të tjera, por e paguan shtrenjt me jetëne tyre prej  fuqive të Ballit Kombetar…. Balli Kombëtar”

        Tani ne kemi të drejtë të pyesim
ballistët e rinj. Cilin të priste e përcillte djali i Myslym Pezës, gjermanët
dhe ballistët, që i vunë zjarrin Shqipërisë? Kush u bë bythë e brekë me
gjermanët dhe i udhëhoqi për në shtëpitë e patriotëve për t’i djegur? Kush
ishte pushtues i Shqipërisë, partizanët apo gjermanët? Cili nga ballistët u vra
pse ishte anëtar i strukturave të ballit? E dini ju letrën e Abaz Ermënjit, që
i ka dërguar Abaz Postenës, ku i thotë: “Mblidh të gjithë fuqinë tënde, po këtë
radhë do të mbledhësh të gjithë burrat…kush nuk del këtë radhë, pushkatoje!”
Nuk na thoni cili ballist u vra  pse nuk
donte të kthehej me partizanët? Ka shumë dokumente të asaj kohe, që vërtetojnë
bashkëpunimin me gjermanët. Në datën 1. 6. 1944 njoftohet: “Mbrëmë në orën 24
komunistat bajshin një aksion kundër pozicioneve në malin e Goricës. Sot në
mëngjes, Batalioni :Runja” me personelin e rrethit të Skraparit me 400
vullnetarë ballistë, së bashku me trupat gjermane kanë marshuar në drejtim
Zhitom-Lavdar.” (AQSH, dosja 139, fondi 254) Po të mos i besoni kësaj e dhjetra
të tjerave, lexoni këtë, që mban firmën e Teki Xhindit dhe Pjetër Gurakuqi,
komandant i  xhandarmërisë, të cilët
njoftojnëTiranën me telegramin sekret nr. 2/183, datë 10. 6. 1944: “Në popull
është përhapur një panik i papërshkrueshëm dhe dëshpërim i madh për shkak të
raprezaljeve që kanë bërë trupat gjermane nëpër katunde, duke djeg, vra e
plaçkitur çdo gja që kanë gjet, përfshi dhe familjet nacionaliste. Operacioni
bëri efekt të kundërt, kurse ne, tha Guranjaku, u kishim dhënë listën me vedi
komandës gjermane duke i shoqeruar me një gjindarmë. ” (AQSH, dosja 139, fondi
254) Pra, ballistët edhe kur nuk kishin mundësi të udhëhiqnin gjermanët në
krime, u jepnin listat e familjeve, që do të digjnin e vrisnin, duke u dhënë dhe
një gjindarmë me vete. Por, si duket, këtë mungesë të tyre gjermanët e kanë
ndjerë dhe janë zemëruar duke  filluar
krimet radhë. Nëse ballistët e rinj do të vazhdojnë të mbrojnë këto krime, që
kanë bërë të parët e tyre, do të bartin me vete njollën e turpit të tyre e
s’kanë për të bërë prokopi kurrë. Që të binden çfarë kanë bërë të parët e tyre,
le të lexojnë këtë letër të komandantit të Batalionit II të Ballit në
Vlorë. 

 

   Shteti Shqiptar

   Arma e Gjindarmërisë Mbreterore

   Komandës
së Grupit të Ballit Kombëtar

   Komitetit Krahinor të Ballit

   Për dije Prefektures së Vlonës.

 Detyra dhe dëshira e Atdheut, mundimi
dhe humbja e pasunisë t’onë na shtrëngon të 
parashtrojmë sa ma poshtë: Kam marrë pjesë në të gjitha operacionet që
kemi bërë kundra Partisë Komuniste dhe kam mundur të konstatoj se pse neve kemi
patur disfata të cilat po i rreshtoj ma poshtë:

          1. Kur u thye fuqia e Velçës u ba për
shkak  se Hasan Hysua, Lahe Nuria dhe
Qemal Xhelua, që ishin komandantë çetash, kanë marrë 600 kokë dhen të Shaban
Bushit dhe i kanë prue në fushat e Mavrovës dhe ndarë e shitur për llogari të
tyne, pas këtij kapitali asht tërhequn gjithë fuqia tue lan frontin bosh.

          2. Gjithashtu dhe operacionin e dytë,
po Hasan Hysua dhe Qemal Xhelua, që ishin komandanta,  kanë marrë 400 dhi të Vermiqote dhe bashkë me
këto, megjithë fuqi, kanë ardhur dhe i kanë 
ndarë ne Qafë të Ullinjvet duke lanë bosh frontin Smokthinë e Velçë,
duke mbetur bosh sektori i  Shullërit,  u tërhoq dhe fuqia e Rëzës.

          3. Operacioni i  fundit filloi nga ana e Treblovës nga
marshuan fuqitë e Gjindarmërisë dhe gjermanët e batalionit parë i Grupit të
Vlonës, që nga ky batalion asht çkëputun nji fuqi vullnetare nën komandën e
Shahin Muredinit dhe Beqir Skëndos, të cilët mbrapa fuqisë operative kanë fille
të mbledhin bagëti deri në 800 dhen, 30 kren qe e lopë dhe 10 kren kafshë
ngarkuara me plaçka të popullit dhe i 
kanë hedhun n’urën e Drashovicës. Pasi kanë lanë peshqeshin e zakonshëm
dy-përqind komandantit z. Xhafer Tueshanit i 
kanë prue në Vlonë e shitur. 

           4. Më datën 17 të k. m. unë me batalionin
tim  që kisha në Mavrovë marshova për në
Amovicë ,  ku u bashkova me fuqinë
gjermane dhe mora sektorin e Vajzës, tue ditun Lahe Nurja do të vinte nga qafa
e Dushkut, të cilin e kesh urdhnue të merrte atë drejtim me kompaninë e tij, i
cili përveç që nuk vate n’atë sektor, por u nis për në Armen dhe asht bashkue
me të vëllaznit e Avdyl Kuçit, kanë shkuar në Armen dhe kanë marrë 400 e ca
dhen të Muhamet Mersinit nga Armeni, të cilat po i shesin në Vlonë pjesë-pjesë.
 

         5. Në datën 20 të këtij muaji z. Sulo
Shehu e Tasim Halili në tregun e këtueshëm kanë shitur ma tepër se 10 kren
lopë, qe e mushka, natyrisht dhe këto të popullit.

        6. Gjithë njerëzit me ma shumë
influencë të katundeve qëndrojnë në Vlonë dhe disa prej tyne merren me tregti e
disa prej tyne merren me  vjedhje dhe
mbrëmjeve venë në Komitet dhe me një të fërkueme të duarve pranë Mulla Azizit
marrin nga një pusulle dhe i vërsulen Xhafer Zotes e marrin shpenzimet e ditës,
Komiteti nuk i pyet ku qëndrojnë  e pse
asnjeherë nuk i këshillon që të qëndrojnë pranë vullnetarëve dhe të luftojnë
sikundër luftonin pa ardhur në Vlonë.

           7. Me formimin e Gupit gjithë
njerëzit e gjallë dhe të zot nuk kanë marrë pjesë por kanë mbetun jashtë
inkuadrimit dhe punojnë në hesapin e tyne, në batalion kanë mbetur vetëm ata
ushtarë të vegjël, pleq dhe ata që nuk kanë mese të sigurojnë veten e tyne në
pazare. Të gjitha këto e shumë të tjera janë në dijeni të plotë të ushtarëve
dhe nga ky shkak janë aq të demoralizuem e dëshpëruem sa s’janë ma të zot as
për një punë dhe sikur të ketë rrugë tjetër mund tëndryshojnë mendimin etyne
për në anën tjetër…

          Komandanti i Batalionit II

         Kapiten
Hysen Sinani

        R. SH. 22. 3. 44  (AQSH, dosja 198, fondi 152)