Gazeta Telegraf/
Para
portës së BE-së
kemi
vite që trokasim.
Por
gjithmonë mbetëm pas porte,
As na
ndjekin, as na qasin.
Para
portës së BE-së
po
vazhdon avazi vjetër
Herë na
i fut një parti.
Herë e
prish partia tjetër.
Para
portës së BE-së
Tash të
gjithë e kanë kuptuar;
Duhen pranga e Jo fjalë
Për njërzit
e korruptuar.
Para
portës së BE-së
Na
vajti shpirti në dhëmbë.
Jo mor
Jo nuk hapet porta
Po nuk gjeti guri vëndë.
Para
portës së BE-së
Na
digjet koka si furrë.
Është mirë që veç hashashit
Të
mbjellim edhe ca grurë.
Para
portës së BE-së
Duhet që
punët t’i ndash
Policia
të mos kthehet
Makinë
korrëse për hashash.
Para
portës së BE-së
Mos të
jemi të vonuar
Shumë
gjyqtar të mos gjykojnë
Por të
jenë të akuzuar.
Para
portës së BE-së
Opopo,
na doli xhani!
Se në
burg futet pastruesja
Dhe
lirinë fiton Fullani.
Para
portës së BE-ë
Presim që t’ia japim vrapit,
Por ligjet që bën kuvendi
Janë bërë
si gjethet e rrapit.
Para
portës së BE-ë
Vazhdon
të na qajë syri .
Jo mor
jo, ska dritë jeshile
Po s’u kap dashi për briri.
Para
portës së BE-së
Kushti
kushtin pas e ndjek,
Deputet në kuvend,
Të mos
shkojnë me dyfek!
Para
portes së BE-së
Kush e
di e Kush s’e di,
Që të
gjithë kryehajdutët
E kanë vendin në qeli.
Para
portës së Bes-së
Dita e
shumëpritur s’vjen,
Po qe se s’kapen në rrjetë
Të
gjithë peshqit e mëdhenj.
Para
portës së BE-së
Duhet Punë e s’duhen dokrra,
Se kemi mbi 20 vite
Njësoj si mulli pa kokra.
Para
portës së BE-së
Presim
muaj, presim vjet,
Por të gjithë duhet ta dime,
Se armiku jemi vet.