Ëngjëll Musai/ Batakçinjtë e politikës…

586
Kryeqyteti kthehet në rrumpallë me të ashtëquajturën Tirana pa makina. Me qindra mjete që në orët e para të mëngjesit u gjendën në kaos të plotë pasi rrugët dhe degëzimet ishin bllokuar nga tenderxhinjtë e Bashkisë së Tiranës. Vetëm me milionat për punimet e rrugëve të qendrës, nga Ushtari i Panjohur tek 9 katshet, dhe deri tek Banka (hapur dhe mbyllur 7 herë nga 1992 e deri më sot) do ishte bërë një qendër e re. Përse nuk fillojnë hetimet për bulevardin e Tiranës ku pllakat dalin cdo ditë? Ku janë miliona euro të hedhura në Bulevard? Pse u shkatërrua, kush është firma që e bëri në kohën e Edi Ramës dhe vazhdone të marrë shumicat e tenderave të bashkisë tani në kohën e Veliajt. Automjeteve t’u ulet taksa, pasi duhet t’u zbriten ditët e qarkullimit. 
Por ky është show dhe mashtrimi i radhës së Bashkisë së Erion Veliajt, që fatkeqësisht ka nxjerrë si tellallë këtë radhë Nën/Kryetarin e partise Çame. Nëse e kanë vërtet seriozisht të ulin ndotjen, Veliaj dhe Rama të kontrollojnë naftën dhe benzinën që po helmon shqiptarët dhe jo të bllokojnë rrugët, për t’i kthyer në qendra biznesi për miqtë dhe familjarët e tyre… Vetëm 1.3 % ulet ndotja në qendër nga kufizimi i makinave, kurse nga bllokimi i karburanteve jashtë cilësie ose përdorimi i karburantit që përdoret në Maqedoni dhe Malin e Zi e ul ndotjen nga tymrat në shkallë republike rreth 11%, ndërsa në të gjithë qytetin e Tiranës ndotja ulet rreth 29 %… Pjesa tjetër ka të bëjë me makinat dhe autobuzat e amortizuar… Ja kjo është llogari dhe ndjenjë përgjegjësie për taksapaguesit dhe politikisht për votuesit. 

Nëse u duhen sheshet mos i jepnin për ndërtime sahanlëpirësve të pushteteve… Lulishtja para PD, para Ushtarit të Panjohur, prapa Pallatit të Kulturës, tek Gjykata e Lartë…ku po bëhet kulla më e shëmtuar dhe perverse e plot të tjeraa… Ja pra që hipokrizia e tyre nuk vlen… Nëse vërtet bashkia mendon për të rinjtë do ishte mirë që Pallati i madh i Kulturës të kthehet në qendër të madhe të librit dhe jo t’i jepet me koncesion ca mashtruesve italianë, ndërkohë që bibloteka kombëtare nuk ka vend për libra por i vendos në tokë… Ja pra kjo është ndihmesa për të rinjtë dhe jo show duke i shtrirë në rrugë ditët me diell për të treguar hipokrizinë tuaj. Nëse doni të mbështesni të rinjtë dhe t’i edukoni ata me kulturën bashkëkohore, rikthejuani fëmijve dhe talenteve të rinj ish Pallatin e Pionierve dhe vëru një emër si të doni, pasi ai objekt është zaptuar nga pasardhësit e tradhtarit Ahmet Zogu, i cili shiti vendin, Vermoshin dhe perlën e Ballkanit dhe Europës Shën, Naunin… 

Largoni kinemanë e orgjisë brenda institucionit dhe kthejani atë të rinjve dhe veteranve. Riktheni Spitalin ushtarak, shtëpinë e ushtrisë, kampet e pushimit që i kanë pushtuar trafikantët e drogës. Ju bëni krushqi me Shpëtim Idrizin dhe PDIU, ndërkohë që ky duhet të kthejë atje ku i takojnë mandatet e deputetëve se janë marrë në listën shumë emërore të PD. Pse i harruat pensionet e ushtarakëve, po drejtoreshën e ISSH Vjollca Braho (Nën/Kryetare e partisë së Idrizit) e graduat në Drejtoreshë të Sigurimeve Shëndetësore. Pra dhunuat ushtarakët duke i diskretituar në dyert e gjykatave dhe tani keni menderosur spitalet duke i lënë pa ilaçe dhe në mëshirë të fatit. Ja këto janë shqetësimet reale. Njerëzit janë pa bukë, pa punë, nuk paguajnë dot dritat dhe ujin që e shumfishuat paturpësisht… Këto duhen se këto janë hallet e shqiptarëve… Por ju bëni sikur si kuptoni dhe vazhdoni të mashtroni shqiptarët, të cilët shumë shpejtë do t’iu varin teneqenë pas menderit…Ju jeni batakçinj dhe hipokritë, por ta dini se koha e hipokrizisë ka marrë fund.
Sigal