Shpërndanin kokainë, një polic mes të arrestuarve

441
Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Njesine e Forcave Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, bënë të mundur arrestimin në flagrancë te shtetasve:
– Gezim Sefa, 47 vjeç, banues në Tiranë, i denuar më parë për veprën penale “armëmbajtje pa leje”
– Ylli Milla, 46 vjeç, banues në Tiranë
– Gurian Lekzeqiri, 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës Policie në Komisariatin e Policisë Nr 2, Tiranë
– Edmond Laska, 55 vjeç, banues në Tiranë
Ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit kokainë në zonën e Oxhakut. 
Në momentet e ndalimit, shtetasi Gurian Lekzeqiri, ishte në sediljen e drejtuesit të automjetit tip “Audi” dhe shtetasi Ylli Milla ndodhej në sediljen e pasme, dy shtetasit e tjerë ndodheshin jashtë automjetit. 
Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit u konstatua lënda e dyshuar narkotike e llojt “Kokainë”.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
– 1 automjet tip Audi, me targë AA797IU
– 5 aparate telefonik të markave të ndryshme
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”.
Sigal